• |
ide | kryesore

FMN nuk lejon uljen e taksës/ I kërkohet qeverisë shqiptare të heqë dorë nga amnistitë fiskale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
fmn



Qeveria duhet të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe përjashtimet e tjera tatimore.

Apeli vjen nga raporti i fundit i Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili e ka kritikuar që në krye të herës këtë propozim të qeverisë, teksa shton se nisma të tilla siç është edhe propozimi i Partisë Demokratike për ulje të TVSH-së nga 20% në 6% shkojnë në linjë të kundërt me strategjinë e rritjes së të ardhurave.

Në këtë kuadër, FMN e cila po bashkëpunon me Financat për krijimin e një strategjie për rritjen e të ardhurave buxhetore ka propozuar edhe ngritjen e një njësie të dedikuar vetëm për politikat tatimore pranë ministrisë, ku edhe vetë drejtuesja e këtij dikasteri Delina Ibrahimaj ka pranuar se lehtësitë fiskle për kategori të caktuara nuk kanë dhënë efektet e pritshme.

Në përfundim të misionit të radhës përfaqësuesja e FMN-së Yan Sun, i bën thirrje ekzekutivit që moderojë shpenzimet për investimet publike ambicioze, përveçse atyre që lidhen me procesin e rindërtimit.

Qeveria thekson FMN duhet të orientojë shpenzimet buxhetore drejt familjeve më në nevojë dhe nevojave që lidhen me pandeminë si vaksinimi dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor.

Kritika në drejtim të ekzekutivit FMN ka lëshuar edhe lidhur me aktet normative për Ligjin Organik të buxhetit, duke theksuar se duhet të bëhen vetëm përmes procedurave normale parlamentare, teksa vijon të bëjë apel për monitorim të vazhdueshëm lidhur me kontratat koncesionare.

Sa i takon ecurisë së ekonomisë, FMN ka përmirësuar pritshmëritë për rritjen ekonomike në 7.8% për këtë vit, teksa edhe vetë qeveria është treguar optimiste duke rishikuar këtë tregues në 7.6%.

Në fillim të vitit, financat parashikonin një rritje 5.5%, por me përshpejtimin e aktivitetit ekonomik në vend dhe ecurinë mjaft pozitive në tremujorin e dytë kanë korrigjuar me rritje pritshmërinë për rritjen ekonomike./Top Channel



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *