• |
ide | kryesore

Gjasula me Covid, humbet Poloninë: ja kush do ta zëvendësojë ‘digën’ e mesfushës kuqezi

-Instant, F1, Sport



Tronditet Shqipëria, pak orë para ndeshjes vendimtare me Poloninë. Klaus Gjasula rezulton pozitiv me Covid dhe do të mungojë në sfidën kualifikuese me Poloninë, për kualifikueset e Kupës së Botës. Mesfushori ka rezultuar pozitiv në xhiron e tamponeve, duke e bërë Edoardo Rejan të humbë një tjetër shtyllë të skuadrës, mungesa e pestë për këtë ndeshje vendimtare.
Kështu, një tjetër futbollist do t’i mungojë Kombëtares shqiptare në sfidën vendimtare ndaj Polonisë, e konfirmuar kjo edhe nga Departamenti i Komunikimit në FSHF. Futbollisti kuqezi ka pasur simptoma dhe ka bërë menjëherë testin me tampon, ku më pas ka rezultuar pozitiv. Në këto kushte në bazë të protokollit sanitar i gjithë ekipi dhe stafi teknik kanë kryer sërish testin me tampon dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Klaus Gjasula bëhet kusht mungesa e pestë e kuqezinjve në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Përveç mesfushorit trajnerit Reja do t’i mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endi Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e një dite më parë.

Tani në vend të mesfushorit favori për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë është Ylber Ramadani. 25 vjecari i MTK Budapest ka bërë shumë mirë sa herë është thërritur në cështje, edhe pse sonte duhet të bëjë ndeshjen e jetës për të zëvendësuar një ‘digë’ si Gjasula.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *