• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Berat 49-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person ka rënë në prangat e policisë në Berat për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Uniformat blu bëjnë me dije se 49-vjeçari B.M., ishte i shpallur në kërkim nga policia.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja e shtetasit B.M., 49 vjeç, banues në Lapardha, Berat.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Për veprime të mëtejshme shtetasi B.M., ju dorëzua DVP Shkodër”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *