• |
ide | kryesore

Kapet shitësi i minave në Durrës, 3 mijë euro çmimi i njërës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



34 vjeçari, Paulin Deda kishte ardhur nga Miloti në Durrës për të shitur 2 mina me telekomandë kundrejt 6 mijë eurove, por ky plan i dështoi. Atij iu vunë pranga nga policia sot pasdite në lagjen nr.13, Plazh në Durrës në vendin e quajtur “Terminali i autobusëve” teksa po tentonte që t’i shiste këto mina. Policia kishte rënë në gjurmët e të arrestuarit Paulin Deda, 34-vjeçar prej disa kohësh dhe kështu kishin mundur që të infiltrojnë një person për të blerë mina. Në momentin që agjenti kishte porositur minat dhe kishte lënë një vend takimi, uniformat blu të Durrësit i kanë vënë prangat 34-vjeçarit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Terminali” Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur “Terminali i autobuzëve”, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 6000 euro”, thuhet ndër te tjera në njoftim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *