• |
ide | kryesore

Kritikat e Vjosa Osmanit, reagon Vuçiç: Ne nuk bëjmë hile

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti serb Aleksander Vuçiç i është përgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kritikuar qasjen e Serbisë në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara, duke deklaruar se ajo e ka shfrytëzuar konferencën për ta minuar shtetësinë e Kosovës me propagandë.

Vuçiç në një panair të armëve, tha se Serbia nuk e ka shfrytëzuar konferencën për propagandë por për promovimin e Serbisë dhe Beogradit, shkruan B92.

“Ata mendojnë se politika është për ta sulmuar Serbinë çdo ditë. Ata më kujtojnë dikë. Ata mendojnë se e kanë përfunduar punën politikisht me deklarata të forta dhe se e kanë zgjidhur problemin. Falenderoni ata nëse mendojnë kështu.

Ne nuk bëjmë hile, nëse dikush e bënë këtë janë ata, ne nuk e kemi shfrytëzuar samitin për kampanjë brutale por për promovimin e Serbisë dhe Beogradit”, ka thënë Vuçiç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *