• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë dhe shpërndante drogë, arrestohet “Rebeli” i Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap me armë zjarri, lëndë narkotike dhe fara kanabisi.

“Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve”, njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri tip pistoletë, 1.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një sasi farash si ato të cannabis sativa, një peshore elektronike dhe dy aparate celularë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *