• |
ide | kryesore

Më 18 tetor fillon viti i ri akademik, ministrja Manastirliu flet për kushtet dhe vaksinimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një javë para nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se mësimi nuk do të zhvillohet më i alternuar por në auditorë dhe studentët që ta ndjekin duhet të jenë të vaksinuar.

“Kemi nisur një aksion do thoja sa i përket vaksinimit të të gjitë personave plus 18 vjeç me fokus studentët, të rinjtë ku vërehet që kemi interes të shtuar.

Gjatë kësaj jave kemi nisur bashkëpunmin me strukturat e arsimit të lartë, vetë rektorët janë të angazhuar me gjithë stafet e tyre për të njoftuar studentët që kjo javë është javë vaksinimi se duke nisur nga java tjetër do duhet të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor.

Ne të gjithë duam që mos kemi më ndërprerjet ë shkollave, ato mësime që kryheshin në mënyrë të alternuiar, por ajo që synojmë është që mësimi të bëhet në auditore dhe e vetmja mënyrë që mësimi të zhvillohet në auditorë është që të vaksinohemi se është e vetmja armë e njohur nga të gjithë e cila kufizon përhapjen e infeksionit”, tha ministrja.

Viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor.

Rektorja e Universitetit të Durrësit Kseanela Sotirofski i bëri thirrje studentëve të paraqiten në universitet për t’u vaksinuar, pasi duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme do të kërkohet pasaporta e vaksinimit për të qenë prezent në auditore.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,803,799 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 834,469 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e hënë, datë 11 tetor, janë kryer 6,339 vaksinime në të gjithë vendin.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën anti-Covid.



5 Comments

  1. Kush eshte kjo baxhoja sllave sotirofski???

    Juve vemjeve do ju deshtoje teresisht ky plan i qelbur qe keni.

    As 1% e studenteve nuk jane vaksinuar.

    Do ta shikoni kete te shtune ne proteste.

  2. kjo pornostarja eshte nje mbeturine qe nuk di te laje koken e vet dhe te beje nje pjat makarona. Nje mediokre hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *