• |
ide | kryesore

“Më lër të shoh ci**t dhe by**ën tënde”: futbollistja 17-vjeçare spanjolle i poston ofendimet e marra në rrjet

-Instant, Sport



Nëntëdhjetë minuta fyerje seksiste, kërcënime dhe emërtime vulgare. Kjo është ajo që, për fat të keq, është dashur të durojë një futbolliste 17-vjeçare spanjolle, e cila pati guximin t’i shkruajë e ti postojë të gjitha në mediat sociale. “Do të vij në dhomat e zhveshjes dhe do të të përdhunoj”, “ngrije fanellën dhe më lër të shoh cicat dhe bythën tënde” dhe “ne do ta përdhunojmë të gjithë ekipin tënd” janë vetëm disa nga ofendimet e kërcënimet e denoncuara nga Karolina Sarasua Garcia.

Sulmuesja e re e Osasuna B ka marrë solidaritetin dhe vlerësimin nga të gjitha anët. “Faleminderit shumë për secilin prej jush që keni marrë pak kohë për të më mbështetur mua dhe ekipin tim – shkroi vajza në Twitter – Ne ju jemi mirënjohës dhe shpresojmë që ajo që kemi përjetuar nuk do t’i ndodhë kurrë dikujt tjetër”.

Presidenti i Nueva Montanña, skuadra kundërshtare, u vu menjëherë në krah të lojtareve të reja, duke vënë në dispozicion të policisë videon e ndeshjes, në mënyrë që të identifikojë përgjegjësit. Gjyqtari i ndeshjes gjithashtu raportoi se ishte ofenduar dhe tani është hapur një hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *