• |
ide | kryesore

Përjashtimi i Nokës/ Kush po e sulmon dhe pse fshihet Basha?

-Instant, Kryesore

Reagimet që pasuan vendimin e Lulzim Bashës për të shkarkuar nga detyra e tij si nënkryetar i Komisionit te sigurisë, Flamur Nokën dhe për ta paralajmëruar atë me përjashtim nga grupi parlamentar, nuk janë disa rrufe të zbehta në qiell të pastër. Ato tregojnë dasinë e madhe që ka përfshirë PD-në. Menjëherë sapo Basha shpalli vendimin në orët e vona të natës, reaguan kritikët e tij në radhët e deputetëve demokratë.


Tritan Shehu e krahasoi aktin me shkeljen që u bë me përjashtimin e Berishës: “I dyti “ndëshkim” ky, pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, as grupi vetë, i marrë nga z.Basha në orët e vona! Fill mbas atij për z.Berisha. Të dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracisë!”.


Surprizë ishte qëndrimi i deputetes Albana Vokshi, e cila ndonëse njihej si më pranë Berishës, ende nuk kishte folur kundër Bashës. Ajo foli për asfiksimin e PD-së. “Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurtë”. 

Edmond Spaho e komentoi me ironi vendimin duke i krahasuar veprimet e Lulit me ato të Enverit për ngjashmërinë me të cilin kryetarin e PD-së e përqeshin shumë në rrjetet sociale: “Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në ’45-ën. Po ndonjë pushkatim, nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, ka shkruar Spaho.

Edhe Oerd Bylykbashi, i cili në mbledhjen e kryesisë së vogël, ku filloi përplasja Basha- Noka replikoi ashpër me kryetarin e ka parë veprimin si një tkurrje të vazhdueshme të partisë: “Ky është një indikator i një zvogëlimi të mëtejshëm në të menduar dhe në të vepruar. PD nuk zmadhohet kështu. Nuk e di çfarë i ndodh zotit Noka me këtë vendim politik, pasi është asgjë”, tha ai në Syri.net.

Në fakt të gjitha këto kundërshti, që më parë nuk do të kishin ndodhur kurrë, nuk janë të shkëputura nga konteksti i betejës që Berisha ka hapur kundër Bashës. Përpos këtyre katër deputetëve që reaguan për këtë çështje, Berishës i kanë dalë në krah edhe Luçiano Boçi, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Edi Paloka. Pra gjithsej kryetari aktual ka deri më tani 9 deputetë të grupit parlamentar kundër. Ai ka po ashtu edhe mjaft figura historike të PD-së që i ka përjashtuar më parë dhe që në ditët e fundit janë bërë aktivë me kritikat ndaj tij. Sipas një sondazhi të fundit të Euronews, 71.2% e bazës së PD janë kundër Bashës për mënyrën sesi ai veproi me Berishën. 

Pra është e qartë se orteku i demokratëve anti Basha po rritet dita- ditës. Ndaj dhe kryetai i PD-së nuk mund të bëjë sikur nuk e sheh atë nëse do të vazhdojë ta mbajë postin e tij. Ai nuk mund të fshihet pas vendimeve personale duke u përpjekur t’u mbyllë gojën kundërshtarëve me gjysëm përjashtime. Ai nuk ka problem as Nokën as Bylykbashin. Ai përballë ka Berishën që ka ngritur gjithë këtë valë.

Dhe pa zgjidhur betejën me të, por duke u marrë me cicmice dhe detaje, ai vetëm do ta mbajë PD në agoni dhe do ta rrënojë edhe atë imazh që i ka mbetur në publik. Basha nuk e ka më luksin të hiqet sikur problemi real nuk ekziston. Eshtë koha që ai të marrë përgjegjësinë e betejës.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. Ne pergjigje te frazes permbyllese te artikullit te lapsit, duhet thne se Basha nuk ka marre asnjehere pergjegjesi dhe nuk eshte i afte as qe te marre pergjegjesi. Ne jeten e tij nuk ka fituar asnje beteje dhe vetem ka bere pazare. Baza e demokrateve nuk do ta shohe me sy Bashen dhe e vetmja gje qe i ka mbetur eshte doreheqja e parevokueshme. Nese do qe te qendroje ne parti edhe mund te qendroje, por nuk ka asgje per t’i dhene partise nderkohe qe ka marre shume nga partia dhe nga te gjithe demokratet

  2. Grupi armiqesor brenda Partise po merr ndeshkimin e duhur !!!
    Me shokun luli basha,xhafen e florenc hoxhen me siguri as shoqate nuk do ngelet ?!?!?!?

  3. Eh mor Gëlbazë, të ka thënë edhe Namuti!
    Po fillon koha, që ditë më të zeza do t’ju shohin sytë, në PD.
    Ju thashë që më 26 prill, të vrisnin veten, që të mos e shihnit me sytë tuaj katrahurën, por ju refuzuat.
    Na tani. Vetëm po i deshi bytha Ramutit që ta lërë karrigen më 2029….
    Ça do hani deri atëherë. Gjiza u prish…

  4. Para se t’i hynte politikës, Noka ka qenë një njeri që mezi mbyllte muajin, ndërsa kur PD u largua nga pushteti më 2013, kohë në të cilin Muli kishte qenë ministër i Brendshëm, ai mburrej nëpër tavolina se kishte bërë 5 milionë euro pasuri.

  5. Fatkeqësia do jetë nëse Berisha do të jetë në krye të opozitës, se do jetë më e lehtë për Ramën. Ujë i bekuar të kishte qenë aty në 22 vjet, sot Berisha do të ishte qelbur”.Shpellkaret e pd shajne lulzimen,sa qesharak jane keta shurranjoset maloke

    1. I pa emer I ores 21.38 maloket te qine gruan motren te qjith Pragun e shpise ca I njeh edhe vet dhe te pelqen qe je bere burdello

  6. Shkrimi kerkon qe Basha te mari pergjegjesite e betejes. Pse shkarkimi i Berishes nuk eshte pergjegjesi, ju duket cic-mice?

  7. I shpartalloi EDI RAMA qelbësirat e pedes, as në endrrat më të këqija nuk e kishin imagjinuar një skenar të tillë! Si tha Gjiganti??? Nuk keni parë asgjë akoma!!!

  8. Këtë konkluzion ai e nxjerr teksa thotë se po të mos ishte shpallur “non grata” Berisha dhe SHBA-ja të mos ishte imponuar për përjashtimin e Berishës, ky i fundit nuk do të kishte ndërmarrë asnjë lëvizje kundër Bashës dhe nuk do të hidhte mbi Bashën akuzat që ka artikuluar gjatë takimeve me mbështetësit. Sipas Gjekmarkajt Berisha e konsideron PD-në si pronën e tij private dhe tani që dikush e ka larguar sillet sikur do të rimarr pronën dhe t’ia jap dikujt më të besuar.

  9. Shifrat/ Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Gjata me 449 vota tek Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD më 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu