• |
ide | kryesore

Pranga 21 trafikantëve të dogës në Itali, grupi i shqiptarëve u solli, kokainë, heroinë e kanabis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



21 persona janë arrestuar nga policia Italiane në Catanzaro. Grupi kriminal akuzohet për vepra të shumta kriminale që nga krimet ndaj personit, trafikim i lëndëve të forta narkotike, vjedhje me armë, posedim armësh pa leje, zhvatje e gjobëvënie. Raportohet se 9 prej të arrestuarve janë lënë në burg, ndërsa 12 të tjerë po hetohen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Të arrestuari akuzohet se ishin ndarë në dy grupe dhe trafikonin drogë me sasi të mëdha nga Shqipëria.

Mediat italiane nuk kanë dhënë në sasi konkrete të drogës së sekuestruar por raportojnë se ishte e llojeve të ndryshme, kokainë, heroinë e kanabis që vinte nga Shqipëria përmes një grupi kriminal shqiptar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *