• |
ide | kryesore

Reperi i njohur akuzohet për abuzim fizik nga ish-e dashura

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi, reperi i njohur Tyga është akuzuar për dhunë nga ish e dashura e tij, Camaryn Swanson.

Sipas ‘TMZ’, Swanson u shfaq në shtëpinë e Tyga-s në orën 3 të mëngjesit ditën e hënë. Një burim pranë reperit ka treguar se  Swanson mbërriti kundër dëshirës së reperit, ishte në dukje e dehur dhe po bërtiste në pragun e tij. Në atë moment ai e la atë të hynte dhe të fliste brenda. Mirëpo, Camaryn ka treguar në polici se Tyga u bë i dhunshëm me të në një moment dhe më pas bashkë me mamanë e saj raportuan incidentin në policinë e Los Angeles-it . Gjithashtu, përmes rrjetit social, Instagram, Swanson ka postuar disa foto të shenjave të dhunës në fytyrën e saj .”Unë jam aq e turpëruar dhe në siklet që duhej të arrija deri këtu, por unë duhet të flas për veten time”, ka shkruar ajo.Nga ana tjetër , reperi ende nuk ka reaguar ndaj akuzave  por do të paraqitet sot në rajonin e policisë për t’u pyetur për ngjarjen.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *