• |
ide | kryesore

Shqipëria dhe… Topi i Artë, Lewandowski nuk fshihet: “Për trofeun flasin rezultatet e mia”

-Instant, Sport



“Vij nga një vend që nuk ka shumë lojtarë të klasit botëror në histori. Pata një start të vështirë, por provova se nuk ka rëndëi nga vjen, ka rëndësi sa i aftë je”, ka thënë Robert Lewandowski për spanjollen “Marca”. Intervista e qendërsulmuesit polak është publikuar pikërisht përpara ndeshjes vendimtare që Polonia e tij ka përballë Shqipërisë, në 90 minutat ku mund të vendosen fatet dy skuadrave për vendin e dytë në grup. Sulmuesi i Bayern Mynih e ka vëmendjen të përqendruar në përplasjen me kuqezinjtë, por kjo nuk e ka penguar të shohë përtej saj, një mundësi për të fituar Topin e Artë 2021. Pas mungesës së dorëzimit të trofeut prestigjioz të France Football vitin e kaluar, ku pikërisht polaku ishte favoriti numër 1, Leëa kërkon ti afrohet tani, në një rrugëtim që kalon edhe nëpër stadiumin Air Albania.

“Të gjithë e kanë parë atë që kam bërë dhe atë që vazhdoj të bëj. A mund ta fitoj ende Topin e Artë? Rezultatet e mia mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, sepse dy vitet e fundit kanë qenë një arritje e madhe jo vetëm për mua, por për çdo futbollist në historinë e futbollit, “tha Lewandowski.

Sulmuesi ka hedhur një vështrim edhe drejt të ardhmes, me një referencë për të kaluarën: “Çfarë do të bëj pas karrierës sime si lojtar? Kam filluar përgatitjet për atë që do të vijë pasi të tërhiqem në moshën 37 vjeçare. Tani për tani nuk di të nëse do të jem trajner apo jo, për momentin nuk dua të jem, por mbase pas 2 ose 3 vitesh nga tërheqja ime do të më mungojnë të gjitha këto dhe do të më mungojë dhoma e zhveshjes”.

Dhe duke folur për trajnimin, polaku ka evidentuar frymëzuesin: “Guardiola më mësoi ta shikoj futbollin nga një këndvështrim tjetër. Pas përvojës me të, unë mendoj për futbollin ndryshe. E kuptoj se kush bëri një gabim, kush mund të bënte më mirë dhe si mund të përmirësohesh ndaj kundërshtarit tënd. Fola me Guardiolën një herë dhe ai më tha: ‘Nuk mund të të ndihmoj të jesh një sulmues më i mirë, sepse je shumë i mirë, por unë mund të ndihmoj ekipin tënd të sjellë topin në zonë dhe aty ti e di mirë se çfarë duhet të bësh dhe si duhet ta bësh'”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *