• |
ide | kryesore

Situatë e qëndrueshme në spitalet Covid/ 15 urgjenca në ditë, 160 shtretër të zënë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata në spitalet Covid paraqitet e qëndrueshme. Kështu raportoi gazetari Erjon Skëndaj nga QSUT, ku ditën e sotme nga mëngjesi deri në mesditë kanë mbërritur 4 autoambulanca me të sëmurë, të njëjtat shifra si një ditë më parë.

“Në ditë mesatarisht 15 urgjenca në COVID 1. Situatë është e qëndrueshme, numri i fataliteteve mbetet i lartë.

Java e fundit 20% fatalitete më pak, por pavarësisht kësaj numri i fataliteteve në raport me numrin e të shtruarve mbetet i lartë. 160 të shtruar. 270 shtretër janë në dispozicion në të dy spitalet COVID.

Fatalitetet nuk reflektojnë situatën e sotme, por atë të një muaji më parë, kjo është arsyeja pse numri i vdekjeve mbetet i lartë, pavarësisht rasteve të reja”, raportoi gazetari Skëndaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *