• |
ide | kryesore

Video/ Polonia shënon gol, fluturojnë shishet: ndërpritet ndeshja në Tiranë

-Instant, F1, Sport, Video



Momente delikate në Air Albania, me ndeshjen Shqipëri-Poloni të ndërprerë, menjëherë pas avantazhit të polakëve në minutën e 77. Golit të Sëiderskit tifozët kuqezi i janë përgjigjur me hedhje shishesh uji, të nervozuar nga festa e lojtarëve të Paolo Sousas. Arbitri menjëherë ka ndërprerë ndeshjen duke i cuar lojtarët në dhomat e zhveshjes, në tentativë për të qetësuar situatën.

Ky nuk ishte në fakt momenti i vetëm që tifozët u bënë problematikë, sepse edhe në zhvillimet e një goditje këndi, ndaj Zielinskit vërshuan shishet plastike, por në atë raste arbitri u mjaftua vetëm me një paralajmërim.



1 Comment

  1. Shtazet. Le te luaj kombtarja me stadium bosh tani. Kane faj edhe mediat qe i bejne jehone veprimeve prej shtazesh te ashtuquajturve tifoze Shqiptare. Luhet me ato kafshe ne shkallet e stadiumit? Jo Polaket po edhe lojtaret Shqiptare rrine ne ankth se cfare do te ndodhe.
    Tua japin Polakeve aforve 3:0 ndeshjen. Polaket duhet te jene budallenj te futen ne fushe prape.
    Keta shtaze nuk shkojne te shohin ndeshjen, por te tregojne se kush jane, a thu se po luajne ata. Egoizem shtazarak, per protagonizem. Nuk kane mundesi tjeter per te treguar se ekzistojne edhe ata, nuk i bie ndermend kujt per ta, si llogarit njeri per qenie humane. Plehra. Ta kishiin bere stadiumin me 5,000 apo 10,000 kapacitet eshte shume 22,000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *