• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë po ndodh para ndeshjes: tifozët kuqezinj sherr me ata polakë

-Instant, F1, Sport, Video



Një ndeshje e rëndësishme, shumë majde, aq sa tensioni ndihet edhe tek tifozët që po vërshëojnë në stadium për të ndjekur Shqipëri-Poloni, që me shumë mundësi do të përcaktojë edhe fatet e vendit të dytë në Grupin I kualifikues. Pak orë para fillimit të ndeshjes tifozët shqiptarë e ata polakë janë konfrontuar me njëri-tjetrin pikërisht përpara Presidencës në sheshin ‘’Nënë Tereza’’.

Nuk është rindërtuar ende si u përshkallëzua situata, por grupimet e tifozerive janë përplasur duke përdorur madje edhe shashka. E menjëhershme ishte ndërhyrja e forcave të rendit që kanë neutralizuar konfliktin, por duhet patur parasysh se gjendja është e nderë me më shumë se 21 mijë tifozë kuqezinj dhe, zyrtarisht, 750 tifozë polakë të cilët do të jenë të vendosur pas portës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *