• |
ide | kryesore

2 të rinj organizojnë lojëra fati në Kuçovë, arrestohet njëri prej tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



2 të rinj në Kuçovë kanë organizuar lojëra fati online. Në përfundim të hetimeve, policia arrestoi një 26 vjeçar (i dënuar më parë për këtë vepër penale) dhe vuri nën hetim një 29 vjeçar, të dy për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me AMLF, kanë konstatuar në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan shtetasin Xh.H., 26 vjeç (i dënuar më parë për këtë vepër penale) dhe proceduan penalisht shtetasin E.H., 29 vjeç, të dy banues në Kuçovë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 tableta, të cilat dyshohet se shërbenin për vendosjen e llotove të sportit“, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *