• |
ide | kryesore

Aktorja e Squid Game arrin famë botërore brenda natës

-Instant, Paparazzi, Slider

E gjitha nisi në moshën 16 vjeçare kur aktorja kryesore e serialit “Squid Game”, HoYeon Jung nisi karrierën e saj në botën e madhe të modelingut. Gjatë asaj kohe, modelja nuk kishte nënshkruar asnjë kontratë me asnjë agjensi modelingu, por punonte komplet e pavarur.
Ajo pëlqehej nga të gjithë, kjo prej tipareve unike që kishte, një gjatësi që çdo femër do ta dëshironte dhe një fizik mjaft të mirë. Me anë të këtyre faktorëve ajo është bërë pjesë e shumë sfilatave dhe u shfaq për dy vite rresht në Javën e Modës në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seoul.


Një femër e mrekullueshme që ka fituar çmime të shumta dhe është cilësuar nga revista Vogue si modelja me trupin më të mirë në Korenë e Jugut. Gjithashtu është vlerësuar maksimalisht për talentin e saj në modelim, si rrjedhojë u bë pjesë e agjencisë më të madhe të modelingun në Kore, “Esteem Models”.
Jung ka një influencë të madhe dhe mediat flasin shumë për të, sidomos tani që arritur një sukses botërorë jo vetëm në modeling por dhe si aktore në serialin, i cili është cilësuar si më i ndjekuri në platformën “Netflix”.
Përpos suksesit që korri si aktore, ajo është e njohur dhe prej pjesëmarrjes në sfilatat e markave të mëdha të modës si, Gucci, Fendi, Chanel apo Louis Vuitton.
Vlen për t’u përmendur se 27-vjeçarja ka një eksperiencë pune për më shumë se 10 vite dhe se në Kore cilësohet si një “thesar” i industrisë koreane.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu