• |
ide | kryesore

Ambasadori gjerman në Kosovë kundër Rakiçit: Krahasimi i sotëm, i papranueshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të ministrit Goran Rakiç. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde tha se është krahasimi i aksionit të sotëm është i papranueshëm të Policisë me “Natën e Kristaltë”.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, shkruan Rohde.

Kujtojmë se ministri i qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar e krahasoi aksionin me “Natën e Kristaltë” (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, deklaroi Rakiç.



2 Comments

  1. Ngelem shtet pordhe edhe pse antar te natos. Me miliardat qe u vodhen ne keto 9 vite me tendra unidoemash e unazash do kishin bere super ushtri qe serbet ta masnin mire bythen kur kercenojne. Nga 2013 jemi kthyer ne kaos total per interesa sorrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *