• |
ide | kryesore

BBC brenda kampeve al-Hol të ISIS: Dhuna dhe radikalizmi janë në rritje

-Instant, Arkiva, Planet



Kampi al-Hol është në gjendje kaotike dhe të rrezikshme.

I vendosur në shkretëtirë, kampi është katër orë larg nga al-Malikyah me makinë.

Brenda gratë vishen me të zeza dhe mbajnë një vello në fytyrë duke lënë të zbuluar pak sytë.

Rreth 60,000 njerëz mbahen në këtë kamp, përfshirë 2, 500 familje të luftëtarëve të ISIS.

 

 

Dr Abdulkarim Omar, ministri i Jashtëm i administratës së udhëhequr nga kurdët në veri-lindje të Sirisë pranon se në al-Hol, sundon ende ISIS.

Ai gjithashtu thekson se në këtë vend thuajse çdo ditë ndodhin vrasje.

“Ka vrasje të përditshme, digjen çadra nëse njerëzit nuk ndjekin ideologjinë e ISIS”, thotë ai duke shtuar se kjo ndodh pasi përpiqen që pikëpamjet e tyre radikale t’jua përcjellin fëmijëve.

Në këtë vend kudo ka fëmijë, të cilët janë sjellë nga prindërit e tyre nga Azia, Afrika dhe Evropa për të jetuar në Shtetin Islamik, shkruan BBC.

BBC shkruan se shumë prej fëmijëve janë edhe të lënduar, disa të dëmtuar në këmbë. Janë të ekspozuar ndaj traumave dhe vdekjeve, shumica e tyre kanë humbur njërin prej prindërve.

72

Në kamp djemtë më të mëdhenj shihen si kërcënim, sapo arrijnë moshën e adoleshencës ata vendosen në qendrat e paraburgimit larg familjeve të tyre.

“Kur ata arrijnë një moshë që të caktuar e cila shihet si rrezik për veten dhe të tjerët, vendosen në qendra rehabilitimi, apo qendra të paraburgimit”, thotë Dr Omar.

Ndërkohë në veri të al-Hol ndodhet Roj, një tjetër kamp i vogël që strehon gra dhe fëmijë të ISIS.

Kampi është i ndarë më gardhe me tela.

Disa vende perëndimore i shohin gratë e luftëtarëve të huaj të ISIS si një kërcënim për sigurinë, edhe pse shumë prej tyre mohojnë se përbëjnë rrezik.

Disa vende Evropiane janë duke riatdhesuar fëmijët dhe nënat e tyre, por me përkeqësimin e situatës në kampe largimi bëhet edhe më i vështirë.

“Është një problem ndërkombëtar dhe përgjegjësitë nuk po mbahen siç duhet nga autoritetet”, thotë Dr Omar, duke shtuar “Nëse kjo situatë vijon kështu atëherë mund të ndodhemi përballë një katastrofe të vërtet”.

98



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *