• |
ide | kryesore

Bomba molotov, gaz lotësjellës, arrestime/ Sërish tensione në veri të Kosovës

-Instant, Kryesore



Kryeministri Kurti nuk heq dorë nga prezenca e policisë dhe vendosja e ligjit në pjesën e kontrolluar prej serbëve në veri të Kosovës. Ndërkohë që pas marrëveshjes për targat të arritur në Bruksel shumë nga kritikët e tij e fshikulluan se ai tërhoqi trupat speciale nga Mitrovica e veriut, qeveria ka ndërmarrë këtë të mërkurrë  një aksion të kordinuar të policisë dhe doganave, arsyetimi zyrtar i të cilit ishte luftimi i rrjeteve të kontrabëndës në të gjithë teritorrin e vendit.

Policia e Kosovës ndërmori këtë mengjes një aksion për të konfiskuar mallra të kontrabanduar në gjithë Kosovën.

Por, gjatë aksionit në Veri të vendit, policia ka hasur në pengesa nga banorët e asaj zone, e cila jetohet kryesisht me serbë. Ata kanë goditur mbi policinë me gurë, granata dore madje në tokë janë parë edhe gëzhoja armësh.

Nga videot amatore janë parë dhe dëgjuar edhe të shtëna të shumta me armë zjarri. ” qytetarët atje janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore” ka njoftuar policia.

Kjo lëvizje që u bë në prag të zgjedhjeve vendore me motivin për të luftuar kontrabandën, përpos serbëve lokalë ka nxitur reagime të forta edhe në Beograd. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç i ka bërë apek ndërkombëtarëve të ndalojnë çmendurinë e Albin Kurtit: “I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiç në një komunikim për mediat.

Por nga ana e tij Kurti e ka konsideruar këtë aksion si një punë të zakonshme të qeverisë për të luftuar mallrat kontrabandë që nuk ka pasur synim kryesor Veriun e vendit por edhe Prishtinën e Pejën.”Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë. Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”.

Nga përleshjet e shkaktuara në veri kanë mbetur të plagosur gjashtë policë kosovarë dhe nje numër jo i vogël protestuesish.

Por pavarësisht se vendimi i qeverisë së Kosovës kishte si qëllim zyrtar luftimin e rrjeteve të kontrabandës dhe sekuestrimin e mallrave të futura ilegalisht që u sekuestruan me shumicë, në Bruksel ky tension i ri në Veri nuk është parë me sy të mirë. me sa duket për udhëheqësit e BE që drejtojnë dialogun ruajtja e stabilitetit është për momentin më e rëndësishme sesa beteja me krimin. Për këtë përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell e ka krtitikuar prishtinën për veprime të njëanëshme: 

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në një postim në “Tëitter”. 

Bilanci i deri tanishëm i aksionit anti kontrabandë është arrestimi i tetë personave dhe sekuestrimi i mallrave dhe dëshmive të ndryshme të kontrabandës (foto poshtë) në vlerë prej qindra mijëra euro. Sipas policisë ato “shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”.

©Lapsi.al

 



8 Comments

  1. Këtë konkluzion ai e nxjerr teksa thotë se po të mos ishte shpallur “non grata” Berisha dhe SHBA-ja të mos ishte imponuar për përjashtimin e Berishës, ky i fundit nuk do të kishte ndërmarrë asnjë lëvizje kundër Bashës dhe nuk do të hidhte mbi Bashën akuzat që ka artikuluar gjatë takimeve me mbështetësit. Sipas Gjekmarkajt Berisha e konsideron PD-në si pronën e tij private dhe tani që dikush e ka larguar sillet sikur do të rimarr pronën dhe t’ia jap dikujt më të besuar.

  2. Juve duhet te ishit shfarros me kohe o ju qifsha kurvat e degjenruara serbe.

    Bene gabim gjeo strategjik Pashallaret Shqiptare ne vitet 1600 der ne 1800 kur kontrollonin Balkanin qe nuk ju shfarrosen ngadale nga faqja e dheut , edhe pse ishin skllever.

    Edhe fat i keq qe Gjermania humbi te 2ja lufterat boterore se sapun do ishit bere.

    Po nje faj tjeter te madh kane edhe bythqirat franceze qe nuk lejuan spastrimin total te serveve ne Mitrovice ne 1999.

    Po keta ngjarje jane vertete me ” fat” per Shqiptaret dhe projektin pseudo cifut ” open balkans” .

    Rasti me i mire per te mos pasur kufij te hapur me bastardet serve.

  3. Shifrat/ Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Gjata me 449 vota tek Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD më 2021,nje tjeter tentative serbo ruse per destabilizim e ndihmuar dhe nga floktorja e salihut neper rruget e shqiperise me shpellkaret e njejte qe jane me salihun

  4. Keshtu, Sali Berisha në betejën e tij kundër Lulzim Bashës, e bën atë përgjegjës edhe për djegien e mandateve te deputetit, ne fillimin e vitit 2019.

    Sipas tij, ai veprim bëri që Rama të fitonte mandatin e tretë.

    Por në fakt, gjashtë muaj më parë, kur nuk ishte prishur ende me Lulzim Bashën, Berisha deklaronte qartë se idenë për djegien e mandateve e ka hedhur i pari ai.

    Pra, është ideatori, ndryshe nga sa thotë sot.

  5. Veriu i Mitrovices eshte pjese teritoriale e Republikes se Kosoves. Shteti ka te gjithe te drejtat ligjore dhe eshte detyra e saj te ushtroje veprimtarine e saj shteterore ne Kosove.

  6. Eshte indinjuese dhe peshtiruese te shohesh sesi kjo turme perpiqet te helmoje debatin, duke vjelle vrer ndaj gjithkujt qe, me vullnetin e vet te lire, pozicionohet kunder Berishes. Me kujton gjyqet publike ne kohen e Enverit, ku turmat mblidheshin dhe kerkonin denime me vdekje per te akuzuarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *