• |
ide | kryesore

Çmimi i Tchouamenit trondit Juventus: kushton 60 milionë euro e i intereson edhe Real Madrid

-Instant, Sport

Monako ka vendosur çmimin për Aurelien Tchouameni: 60 milionë euro. Shifër e lartë për mesfushorin 21-vjeçar i cili përfundoi në fokusin e emrave të mëdhenj në Evropë. Juventus e ndjek lojtarin prej një kohë të gjatë dhe tani që ai ka shpërthyer bardhezinjtë do të donin që ai tashmë në janar të përforconte mesfushën e Allegrit. Rreziku i vërtetë është që të shpallet një ankand me rivalin kryesor Real Madrid, siç raportohet nga Marca, përveç të mëdhenjve të Premier.


Një biznes i vështirë për bardhezinjtë duke pasur parasysh kërkesat e klubit të principatës, por drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë të gatshëm ta provojnë. Një rrugë, sipas zërave të merkatos, mund të jetë përfshirja e Ëeston McKennie në negociata, për të ulur shpenzimet e parave të derdhura. Duhet shpejtuar në fakt, për të befasuar konkurrencën që tashmë ka vënë re cilësitë e Tchouamenit, edhe më shumë pas paraqitjes së shkëlqyer në finalen e Ligës së Kombeve ku ai zëvendësoi Rabiot përkrah Pogba.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu