• |
ide | kryesore

Debati për zgjedhjet e 30 Qershorit/ Zbulohen përgjigjet e Komisionit të Venecias

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përgjigjet që Gjykata Kushtetuese kërkoi nga Komisioni i Venecias për një vendim mbi vlefshmërinë e zgjedhjeve njëpartiake të 30 Qershorit janë zbardhur nga MCN Tv. Më herët, Shoqata e Bashkive kishte kërkuar një interpretim nga Kushtetuesja për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale, duke qenë se presidenti Meta nxorri një dekret të dytë për shtyrjen e tyre që nuk u mor parasysh nga mazhoranca.

Para se të merrte vendim, Gjykata Kushtetuese preferoi të marrë një opinion nga juristët ndërkombëtarë të Venecias.

Pyetja e parë e Gjykatës Kushtetuese ishte “A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”.

Në lidhje me këtë pyetje në draft-opinionin, relatorët janë përgjigjur se:

Si përfundim, Komisioni i Venecias është i mendimit se këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e bashkive janë “funksionarë të organeve të parashikuara në Kushtetutë” në kuptimin e Nenit 131 (1) e) i Kushtetutës. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese nga ushtrimi i kontrollit të saj mbi legjislacionin zgjedhor.

Pyetja e dytë që Gjykata Kushtetuese i drejtoi Komisionit ishte: “Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”

Për këtë pyetje, relatorët në draft-opinionin e tyre kanë janë përgjigjur:

Si përfundim, parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk kanë gjasa të konfliktohen në vetvete njëra me tjetrën, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që ai synim të mbizotërojë, ndërhyrja duhet të ketë bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një marzh të gjerë vlerësimi për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese.

Pyetja e tretë që Gjykata Kushtetuese i drejtoi Komisionit të Venecias ishte: “Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjellja e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”

Në lidhje me këtë pyetje draft opinioni mban qëndrimin:

Prandaj mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit të politikë për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjithë forcave politike si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, inter alia. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte sine qua non, por jo-ekskluzive, për zgjedhje demokratike.

 

Vetëm pak kohë pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, në të cilat PD dhe LSI nuk morën pjesë, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me drejtuese Voltana Ademin, kërkoi shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 për organet e qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, raportoi MCN tv.



2 Comments

  1. Domethene krisma nuk ka patur . Ju qifsha evropene dhe sojin tuaj o kurva qe doni vetem stabilitet ne kete vend , se per demokracine as ju rruhet fare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *