• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Një nga të plagosurit në Tiranë, me precedentë penalë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Xhulio Vela, 25-vjeçari që u plagos me armë zjarri pasditen e sotme tek ish-Parku i Autobusëve rezulton të jetë me precedent penalë.

Nga ajo që zbulohet në mediat italiane rezulton se ai është arrestuar në 25 janar 2020 në vendin fqinj për çështje droge. Bashkë me të janë vënë në pranga edhe disa shqiptarë dhe italianë të tjerë. Të gjithë akuzoheshin për trafik të lëndëve narkotike.

Ata u prangosën teksa bënin pazar me disa klientë dhe me vete kishin 2 kg marijuanë. Nga kontrollet në banesa u gjetën dhe sekuestruan edhe 6 kg marijuanë, 300 gramë kokainë dhe 20 mijë euro.

Një vit më vonë, duket se Vela i kishte mbyllur problemet me drejtësinë italiane dhe ishte kthyer në vendlindje. Nga burime policore mësohet se ai ndodhej në një bar-kafe në Tiranë në momentin që u përlesh bashkë me Aleksandër Nikollin me një grup tjetër.

Vela dhe Nikolli morën plumba në këmbë dhe aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ngriti postblloqe në zonë, por ende nuk ka deklaruar ndonjë të arrestuar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *