• |
ide | kryesore

Emërohet zv.ministrja e re e Turizmit, ende pa një emër Agjencia Kombëtare e Turizmit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama nuk është mjaftuar të ketë në shumicë gra vetëm nëpër ministri. Shumica e zv.ministreve priten të jenë po ashtu gra. Sot u emërua si zv.ministre e Turizmit, Vilma Bello, ish-deputete e qarkut Vlorë. Lapsi.al e lajmëroi këtë zgjedhje të Ramës dy ditë më parë.

Institucion tjetër i rëndësishëm te ky dikaster mbetet edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit. Pavarësisht se janë përfolur disa emra ditët e fundit, mes tyre edhe Ori Kuçi, për këtë të fundit ka rezultuar jo i vërtetë. Po kështu edhe te Agjencia Kombëtare e Mjedisit apo Agjencia e Bregdetit, e cila menaxhon gjithë ndarjet e plazheve në vend.

Rama nuk iu ka lënë tërësisht dorë të lirë ministrave për të zgjedhur drejtuesit e tyre. Në shumë raste ai iu çon aty edhe njerëz të propozuar prej tij. Por ndërkohë pas formimit të kabinetit, ministrave të rinj iu ka kërkuar të cojnë propozime te Vali Bizhga dhe Engjëll Agaci për zv.ministra dhe Sekretarët e Përgjithshëm. ©Lapsi.al



8 Comments

  1. paska gjith eksperiencen qe i duhen. cv e ka plot nga kllouni i ekonomise. qeka dhe mjeshtre ne tymosje…doni me per belulin?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *