• |
ide | kryesore

Gafa/ Shqipëria nuk e njeh Kosovën si Republikë në vendimet e saj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Ministrave ka publikuar më datë 29 shtator vendimet e radhës të marra në mbledhjen e Qeverisë. Një ndër to lidhej me Kosovën, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020.

Por në këtë vendim Kosova nuk identifikohet me termin e saktë zyrtar “Republika e Kosovës”, por vetëm me emrin. Nuk dihet nëse është një lapsus nga shpejtësia, apo një gafë e rëndë diplomatike e bërë nga autoritetet përgjegjëse për publikimin e këtyre vendimeve në Shqipëri.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, – thuhet ndër të tjera në vendim.



3 Comments

  1. Me vjen keq te duket sikur po bej avokatine e ketyre vemjeve, por kjo eshte marreveshje qe perfshin dhe BE dhe ata ashtu i referohen Kosoves. Ndoshta kjo ka te beje, ndoshta nuk eshte ndalim qe ne aktet qe R. Shqiperise miraton ne kuader te kesa marreveshje nuk ka ndalim te perdore termin Republika e Kosoves dhe duhet ta kishte bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *