• |
ide | kryesore

Radikalizmi ekstrem i mbështetësve të Berishës

2, Arkiva, Ide

Po ndiqja sot ushtrinë e komentuesve nihiliste tek qëndrimi publik i deputetit të qarkut Kukës, z.Flamur Hoxha në lidhje me zhvillimet në PD. Për ata që nuk e njohin, Flamur Hoxha është rritur në internim, familja e tij është persekutuar e përvëluar nga diktatura dhe pas vitit 1990 është ngritur nga hiri i tij me përpjekjet e tij duke patur me vete vetëm Zotin. Shkollimi, familja, biznesi, botimet dhe kontributi për të djathtën janë krejt meritë e gjenialitetit dhe kurajos së tij.
Thënë këto, komentuesit e pakënaqur nga mosprania e tij në takimin e Berishës në Kukës i kishin “ra mohit” gjithçkaje që ai përfaqëson. Marr shkas nga sulmi ndaj Flamur Hoxhës për të përkufizuar një proces nihilizmi që po zhvillohet në mesin e mbështetësve të z. Berisha. Nëse s’je me Berishën në këtë nisëm të tij, nuk ke asnjë vlerë për PD-në dhe opozitën ndaj regjimit të Ramës.
Strategji të tilla propagande janë të njohura për modernitetin dhe Edi Rama i ka përdorur gjerësisht vitet e fundit. Politologu dhe konstitucionalisti gjerman Carl Schmitt është i njohur për teorinë e tij të domenit qendror. Sipas kësaj teorie, nëse një domen (sferë, fushë) i caktuar fiton pozitë qendrore, “atëherë problemet e domeneve të tjera zgjidhen në termat e domenit qendror – ato konsiderohen probleme dytësore, zgjidhja e të cilave do të kërkohet, sigurisht, vetëm nëse problemet që i përkasin domenit qendror zgjidhen”.
Me këtë ide në kokë, mbështetësit e z. Berisha i janë lëshuar kujtdo që nuk është me të në këtë iniciativë duke e akuzuar për tradhëti, konspiracion kundër PD-së, marrëveshje me Ramën, të shitur, të blerë e të marrë peng. Kur ata i vërsulen edhe Flamur Hoxhës, më bën të kuptoj se i gjithë sistemi i vlerave të këtyre opozitarëve është kthyer me kokë poshtë dhe e vetmja vlerë e tyre duket se është Sali Berisha.
Ai është rruga. Ai është ringjallja. Ai është jeta.
Tani hajde merre vesh se cila është rrugëdalja me këta demokratë nihilistë. Nuk pranojnë asgjë më pak se rreshtimin pas z. Berisha dhe konsiderojnë çdo mosbindje si fundin e rrugës me ta. Me këtë mendësi është e pamundur të ndërtosh bashkë.
Objektifikimi i idesë së tyre politike tek z. Berisha e vulos edhe fatin e tyre si një rrymë romantike që është e destinuar të shkojë drejt zhdukjes në politikë. Sepse njerëzit nuk janë të përjetshëm, idetë edhe janë. Aq më e mundshme është kjo po të marrësh parasysh që objektifikimi vjen bashkë me nihilizmin e çdo vlere tjetër në të djathtë.


Marre nga Facebbok i autorit Vehap Kola/ Titulli origjinal:Nihilizmi i mbështetësve të z. Berisha


26 Comments

  1. Ka një problem me arsyetinim tuaj Vehap. Nuk i duhen kurrkujt arritjet e deputetit, ato ai i ka për vete dhe frytet ja korr po vetë. Dhe me keq akoma të përdoret e kaluara e dhimbshme si mburoje.

    Ajo çfarë presin nga deputeti, pra përfaqësuesi i zgjedhur në zgjedhje është që praktikisht tua bëjë jetën më të lehtë banorëve të atyre zonave dhe respektivisht çdo deputet në zonat ku është zgjedhur.
    Nëse shohin që jeta e tyre nuk po përmisohet dhe letohet as që nuk u duhen fare planet me pika dhe filozofinat partiake burokratike të sprovuara prej 8 vitesh që nuk japin rezultat dhe siç mund ta dish banorët e atyre zonave nuk u pëlqen të tërhiqen zarrë me shëtitje të kota.

    Mund ta shohësh nga këndvështrimi që Rama ka qeverisur aq keq dhe Luli ka luftuar kundër tij aq keq sa e vetmja zgjidhje reale e praktike që shohin për të dalë nga kjo situatë është Berisha…

    1. Vehap ke shume te drejte dhe shume me keq do behet por pergjegjesia eshte e Lulzim Bashes i cili nga frika po eviton te vetmen valvul shkarkuese te kesaj situate qe eshte VOTA! Eshte krejt e qarte se sulmet nuk jane ndaj deputetit Hoxha por ndaj qendrimit te tij politik qe jo vetem eshte kunder shumices (sic evidentohet lehte e qarte nga nr tejet i larte i komenteve negative ne fb e tij) por mbi te gjitha sepse nje pakice ne PD kerkon ti imponohet nje shumice. Nese ti do ishe vertet demokrat duhej ti kerkoje Bashes publikisht te mblidhte kuvendin per t’i dhene mundesine shumices te shprehet perndryshe edhe sikur te keni te drejten e botes me vete ngeleni nje pakice qe kerkon te marre peng shumicen. Bash ketu buron dhe mllefi i vertete ndaj jush dhe sa me shume te vazhdoje kjo pengmarrje aq me i madh do te jete mllefi ndaj jush! Une respektoj mendimin tend ndryshe por nuk kam pike respekti dhe neveris friken tuaj per t’u perballur me vote me ata qe mendojne ndryshe nga ju! Thjesht do me vinte turp te mbeshtesja dike qe i mohon demokrateve te drejten e votes.

      1. o zoteri Basha sapo u zgjodh kryetar, per cfare votimesh flitni? Thua VOTA, po u votua pra, madje te gjith keta qe po i sulen kryetarit sot kan votuar pro Bashes ne korrik. Kan share e i jan vene si tradhetar cdo personi qe deklarohej kunder kandidimit te Bashes. A jeni ne vete o zoteri, Bashen vete e deshet e tani mbajeni.

        1. Vota per vendimin e marre per Berishen e cila edhe pse eshte marre ne shkelje te statutit edhe pse shkon ndesh me kundershtimin e shumices se demokrateve duhet te konsiderohet dhe si votebesim per Bashen. Ne situaten qe po kalon PD mbledhja e kuvendit eshte e vetmja zgjidhje per te mos lejuar nje pakice te marre peng PD. Qe ne momentin qe Basha ka frike te mbledhe kuvendin kuptohet se kush eshte pakice. Besimi nuk eshte i perjetshem. Ai te hiqet ne momentin kur ti humbet mbeshtetjen e shumices dhe eshte e qarte qe Basha nuk gezon mbeshtetjen e shumices.

          1. Lenci per ca statusi flet, statusi ne PD ka 30 vjet qe shkelet apo se u shkel ne dem te Berishes u be qameti tani e duhet shkarkuar kryetari. Jo jo dhe jo, Basha eshte zgjedhur me votat e demokrateve jo me larg se 3 muaj me pare, nuk mundet nje person (Berisha) te dali mbi voten e shumices. Shumica zgjodhi dhe me influencen e Berishes

          2. @ I paemër 15/10/2021 10:09

            Ka zgjedhje të parakohshme dhe referendume, zgjidh nocionin që të pëlqen më shumë dhe mund të kuptosh që në demokraci nuk ka mandate për të sunduar pa çarë kokën.

            Nëse Berisha mbledh firmat, bëhet kuorum i mjaftueshëm për të pyetur përsëri shumicën.

        2. basha hapi garë duje qenë kryetar. procesi ishte tërësisht i keq. demokratet mbyllën gojën publikisht sepse kishte filluar lufta…. qe nuk filloi

          duket qaetë qe 80 90 % e. votuesve të partisë demokratike nuk e do bashen. pjesa tjetër

          ky deputet po bën gjoja ekuilibër në dhe po i kthen borxhin që e kandidoi

          por në këtë moment kur shumica e votuewve te tu janë lundër teje. ose do përfaqësosh kuksianet e tu , jep dorëheqjen sepse qartazi nuk je përfaqësues e tyre

          ky palaço po pret që të ilë basha
          dhe që gjoja të jete me pd në këtë rast do të bëhet me berishën

          në këtë situatë duhet të përfaqësojë votuesit dhe të shprehë vullnetin e tyre për bashën, jo të fshehet pas parrullave moniste për partinë për unitetin, sepse është super i dukshëm

          berisha është burrë nuk ka për ti larguar, e ka thënë që do i mbajë në parti dhe nëse duan edhe fraksione

          vehap eshte nje copë kari por pyetja lind , a eshtë në tavë të ramës me keto qëndrime?

  2. Ishte Basha ai qe i quajti llum mbeshtetesit e Berishes dhe jo e kunderta. Kush eshte nihilisti atehere? Berisha nuk ka sulmuar as mbeshtetesit e Bashes e as neutralet ne PD. Po, e vertete eshte qe ju ka sulmuar ju ne me shume se nje raste, juve mendje-dhenesit e pavarur qe dilni ne TV per te mbrojt te drejten e Bashes per te mos pranuar nje kuvend te mbledhur ne menyre statutore. Ne fakt per kete talebanizem politik meritoni t’ju thuhen me te zezat jo vetem nga Berisha por nga kushdo. Me e bukura eshte qe per te mbrojtur kete lloj talebanizmi edhe ju (ti , Mertiri, Iljazaj and co)ashtu si Basha hidhni ne tryeze diplomat perendimore. E kuptoni pse jeni kaq te urryer? Sepse niveli hipokrizise dhe falsitetit ne kete rast eshte pertej cdo gjeje qe na ka pare syri ne keto 30 vjet.

    1. Ishall vjen nje dite e Mertiri behet kryetar i PD e te te degjojme ty dhe te tjeret si ty qe dilni e mbroni me shpate te zhveshur sic keni bere per Bashen keto tete vjet, madje deri me 9 Shator 2021.

      1. Ne fakt une dhe gjithe komentuesit opozitar ketu me vetem nje perjashtim me shume e kemi sulmuar se mbeshtetur Lulin. Sigurisht mund te vije dita qe duke pare ate qe ka perballe dhe duke zene hundet me dore te mbeshtesim edhe Mertirin, por kjo vule turpi qe i vuri vetes me kete qendrim nuk ka per t’ju heq kurre.

  3. Shkolla e degjeneruar Sorosiane ka flajorin e vet. Clinton dhe establishmenti ne US i quan mbeshtetesit e Trump “deplorables”. Basha ky kelysh i Sorosit ne Shqiperi e ka shqiperuar deplorables me fjalen “llum”. Sic thote i madhi Steve Bannon ofendimet e plehurinave Sorosiane pranojini dhe i vishni si nje medalje ne gjoks “badge of honor”. Gjithsesi fundi po i vjen Bashes. Nese ka kellqe dhe pretendon te drejtoje Shqiperine ai do ta kapte partine pa problem. Mirepo partine ja fali Berisha. Duhet ta fitosh pozicionin me pune. Te pakten Rama e fitoi partine socialiste. Gabim i madh i Berishes qe ngriti Bashen ne piedestal pa asnje merite. Berisha duhet ta fiksoje sa me shpejt gabimin.

    1. O Bimi e ke parasysh qe kete Sorosistin e ka mbajt Berisha ne krye te PD????? Madje u rizgjodh me mbeshtetjen e Berishes ne korrik duke u hyre ne hak kandidateve te tjere.
      Tani eshte dhe Berisha Sorosist perderisa ka bere lojen Sorosiane deri tani duke na vene e mbajtur per kryetar nje te zgjedhur te Sorosit?

      1. sala ka mbajt pozii9nin e vet. une skam ambicje

        pyetja eshte pse nuk doli asnje , psh si olldashi ?

        eduart selami ? apo kadilli ?

        zgjedhjet ne pd ishin të qëllimshme. humbe zgjedhjet hap krahun, nuk do rrijë partia në opozitë derisa të vdesë luli në opozitë. shumë folën por nuk patën guxum mjaftueshëm spatën bythë. ka aty në pd që mezi flasin me njëri tjetrin

        apo fajin e ka saliu

        le te luftonte kadilli në çdo cep të shqipërisë çdo ditë por ja fusin gjumit dhe presin tu vijë pushteti tu dal në televizione

        aty kanë qenë këta por kanë qenë tu prit ti vijë pushteti, dhe ndërkohe presin oferta nga rama… nëse dikush do të ketë partinë duhet të punojë.

        do bythe partia jo shaka. për privilegje kollaj
        kur ske bythë ti hysh partisë mos u anko

        përvec ps që është dhuratë nga 70 vjet struktura dhe i ke votat gati , pd apo lsi duhet të luftojnë të marrin vota

        shihe ku është telendisur PS sot pa asnjë.intelektual por votat i merr.

        pd po spati frymë nuk fiton.

        luli është humbës .
        duhet ti hapet rrugë një të.riu dhe një mekanizmi të ri në pd.

        respekte berishës për këtë nismë përmdryshe do na qeverisë zahua i ramës nesërdej

  4. Problemi i madh i demokracise shqiptare (nese mund te quhet e tille) jane zgjedhjet ne pergjithesi. Ne nuk i pranojme ato. As Basha, as Berisha, askush. I shajme kur nuk na leverdis dhe i lavderojme kur na leverdis, nderkohe qe te gjithe e shohin diten per diell qe votat blihen, vidhen , trafikohen, manipulohen. Kjo pune vazhdon ka 110 vjet.
    Sa per Bashen apo Berishen une mendoj se boll me me te dy. Nuk ke ku e kap Bashen per ta mbrojtur. Nderkohe Doktori e ka mbyllur ciklin. Po nuk e kuptoi, me keq per te e te tjeret qe shpresojne te PD. Duhet drejtues tjeter. Keta te dy nuk bashkojne me as gjysmen e demokrateve sejcili. As Berisha, lere pastaj Basha. Prandaj z. Vehap, nuk e kane me Flamurin por ka mundesi e kane me flamurtarin.

    1. Nuk do të lejoj kurrë”- thotë Luli kur bie fjala pse nuk mbledh Kuvendin e partisë.

      Luli vetë na ka mësuar me prova se sa herë betohet me fjalën “kurrë”, bën ekzakt të kundërtën.

      D.m.th do kalonin mbi trupin e Lulit nëse:

      Fatmir Xhafaj do bëhej ministër;

      Do shembej Teatri Kombëtar;

      Do shembeshin banesat e banorëve të unazës;

      Do bëheshin zgjedhje lokale moniste… etj, etj…

      Ndaj kur thotë Luli “kurrë” të vjen një si optimizëm i frikshëm…

      Këto janë amerikanllëqet e djeshme të Lulit dhe kryetarokratëve të tij mediatikë.

      Tani ka filluar faza amerikanllëk-maskarallëk.

  5. Problemi eshte qe ne demokratet pa interes nuk e duam asnjerin as tjetrin.dlDuhen te zhduken te dy.Kush ka interes per ndonje pune zgjedh njerin krah si ju zoti Vehap.Ndermjet nje humbesi te emeruar kryetar dhe nje plaku matuf ne zgjedhim asnjerin

  6. Kur ben dhe ky vahabisti ekstremist Kola si politolog, qe citon madje jashte kontekstit e rroma per toma edhe Schmitt-in, kuptojme se kemi arritur fundin e fundit dhe se vertet kemi arritur ne piken qe Ori Kuci te behet zevendesministre. Idiokraci quhet kjo Vahab. Pyet po te duash dhe Shmitin per kete.

  7. Flamuri është një idiot, si Jemin Gjana apo Shaban Memia
    Saliu nuk bën opozitë por luftë…
    E sikur plani i njerëzve të Soros të jetë një luftë këtu? Ai rrotëkari plak që u kujtua sa i dobët ishte Luli kur ju prek bytha,ai do sjellë opozitë moderne në Shqipëri???
    Qenkeni vërtetë të degjeneruar si njerëz or Vehap!

    1. Balo,kuç futu ne stan,nuk je gje tjeter veçse nje mavi funderrine ti e ata qe bejne me gjasme opozite Edi Rames,kriminel dembabadem!

      1. Aside rilindas nuk ka te drejt te beje lamented per partine demokratike nga se ne genin e tyre nuk e njohin demokracine ata vene ne rrjesht pas te madhit dhe ne qofte se I madhi pra kryetari one partia ju jep under qe te dergojne nene gruan apo motren keta e bejne pa hezitim se per ta partia eshte Nena e tyre sic ka thene taulant balla se dua me shume partine se shqiperine kjo eshte praktik 80 vjecare e social komunisteve

  8. “Në fakt atë që i bëra diktatorit, këta nuk ma falin dot kurrë”, poeti i shkruan Doktorit: “Atë pyll me lesh, bukur ja ke korrur, na thuaj ta dimë, ç’vegël ke përdorur?!”

  9. Deputetja e Partisë Demokratike,mori mandatin, pas dorëheqjes së Mark Markut nga Qarku i Lezhës.

    Rast identik me ndryshimin e të dhënave bazë të gjendjes civile dhe mosdeklarimin e këtyre ndryshimeve në formularin e dekriminalizimit, është ai i deputetit Sali Berisha.

    Në rastin e këtij të fundit është kryer madje edhe falsifikim i Regjistrit të Gjendjes Civile pasi rezulton që ndryshimi është bërē pa vendim gjykate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu