• |
ide | kryesore

Lukaku nostalgjik për Interin, e zbulon menaxheri: “I ka zikaltrit në zemër, i ndjek gjithnjë”

-Instant, Sport



Gjatë zgvillimeve të Asamblesë së sotme A.I.A.C.S. – Shoqata e menaxherëve, Federico Pastorello është kthyer për të folur për lamtumirën e Romelu Lukakut nga Interi. “Ai e ka Interin në zemrën e tij, njerëzit mund të thonë atë që duan, por ky është një fakt dhe një realitet absolut – shpjegoi menaxheri i sulmuesit belg -. Ai është i lumtur në Londër, është i koncentruar në projektin e ri, por ndjek Interin dhe ndeshjet e zikaltërve me dashuri të madhe”.

“Janë profesionistë, është normale. Kur gjëra të caktuara ndodhin në merkato ato duhet të vlerësohen me vëmendje të madhe dhe pastaj të merren vendime – shtoi Pastorello -. Ndonjëherë te një profesionist duhet të vlerësosh aspektin sentimental, por edhe atë të karrierës dhe ne jemi këtu për t’ia kujtuar atij”.

I pyetur nëse negociatat me Chelsean kishin filluar para Euro 2020, ai iu përgjigj. “Bisedime ka patur shumë, por operacioni ishte i shpejtë. Kur ata vendosën u bënë intensivë, nuk zgjati veçanërisht. Edhe kritikat për postimet e Romelut: ai i bëri ato në mënyrë dashamirëse “.

LUKAKU: “U KTHEVA TE CHELSEA NË MOMENTIN E DUHUR”
Në një intervistë me faqen zyrtare të klubit londinez, Romelu Lukaku ka folur për kthimin te Chelsea. “E dija që do të përmirësohesha si lojtar, kështu që ishte vetëm çështje kohe. Unë kisha dy shanse të kthehesha, në 2016 dhe 2017, por kjo nuk ndodhi për arsye të ndryshme. Në fund ndodhi sepse tani është koha e duhur, mosha e drejtë, ekipi po bën mirë dhe ka gjithçka që të jetë i suksesshëm – shpjegoi sulmuesi belg -. Tani jam shumë më i qetë, jam pjekur. Pasi fitova në Itali dhe duke ditur se çfarë duhet për ta arritur, më ka ndihmuar vërtet. Gjatë tre viteve të fundit, unë kam qenë në gjendje të ndërtoj diçka që mund ta përball për pjesën tjetër të karrierës sime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *