• |
ide | kryesore

“M’u bë gjyq politik, ishte qesharak”, Bylykbashi tregon bisedën me Bashën në selinë e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tregoi reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, pasi një statusi të tij në rrjetet sociale, ku kërkonte qëndrim për ofertën e mazhorancës për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në rrjetet sociale, Bylykbashi u shpreh kundër zgjatjes së mandatit të KPK, në këmbim të shtimit të disa bashkive që PD mund t’i fitojë në zgjedhjet e ardhshme, duke e quajtur këtë një “pazar”. Fill pas kësaj Basha replikoi me të në mbledhjen me dyer të mbyllura, në një mënyrë që Bylykbashi e konsideroi “gjyq politik” gjatë një bisede në studiot e Euroneës Albania.

“Ajo që unë them është që Rama kërkon këtë gjë. Unë bëj tentativë. I vë një vizë të kuqe (ofertës), sepse është interesi publik që mbron opozita. Kemi dëmtuar interesin e opozitës. Shpresoj se nuk ka një gjë të tillë. Rama kërkon këtë, por se mos na shkon ndër mend. Nuk pati qëndrim, por dëgjova këtë “A di gjë ti Oerd për pazar? Ishte si gjyq politik. Ishte qesharak” tha Bylykbashi.

Deputeti i Durrësit është kategorikisht kundër zgjatjes së mandatit të anëtarëve të KPK, që kanë kryer vetingun në vitet e fundit.

“I kemi anatemuar për performancën skandaloze, i kemi akuzuar për korrupsion, për standarte të shumëfishta, kemi thënë se janë të kapur politikisht. Ta marri Rama këtë, është fundi” tha Bylykbashi.

Mandati 5-vjeçar i anëtarëve të KPK-së skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që vetingu ka përfunduar vetëm për gjysmën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë. Socialistët kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të tyre duke ndryshuar Kushtetutën dhe për këtë ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga Partia Demokratike. Më poshtë statusi i plotë i Oerd Bylykbashit, që u bë shkak për debatin me Bashën në mbledhjen e kryesisë së grupit.

 



3 Comments

  1. Keshtu, Sali Berisha në betejën e tij kundër Lulzim Bashës, e bën atë përgjegjës edhe për djegien e mandateve te deputetit, ne fillimin e vitit 2019.

    Sipas tij, ai veprim bëri që Rama të fitonte mandatin e tretë.

    Por në fakt, gjashtë muaj më parë, kur nuk ishte prishur ende me Lulzim Bashën, Berisha deklaronte qartë se idenë për djegien e mandateve e ka hedhur i pari ai.

    Pra, është ideatori, ndryshe nga sa thotë sot.

  2. Qesharak eshte cinizmi dhe lojrat e fjaleve te Bylykbashit per nje mashtrim publik provokues qe i beri Bashes dhe PD. Ben dhe ironikun se e trimeron injoranca e Mulit dhe Palokes.

  3. Per te mos patur dhe mos pritur gjyqe politike duhet Gjykate me Ligj dhe, rasti juaj tregon vetem rastin tend pasi, Gjykatwsi juaj ka shume vite qe eshte pa ligj…
    Atehere duhet… dhe jo tani per rastin tend… kaluat nje ligj me 140 vota (si gjithmone me daulle e dajre) per te te ndeshkuar mbi informacion… dhe ky eshte rezultati… ka thene ky dhe ka thene Ai…
    Kjo eshte korrja pas mbjelljes…. s’kemi pare gje akoma….
    Pffffffffffffffffffffffffffffff ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *