• |
ide | kryesore

Pedri më me vlerë se Messi, Barcelona vendos klauzolën rekord: 1 miliard euro kush e do

-Instant, Sport



Çmenduritë në futboll nuk kanë të mbaruar, nga shifrat për të blerë një futbollist, tek ato për të ndaluar një futbollist të blihet pa përfunduar kontratën. E në këtë Barcelona është eksperte dhe e blindon pothuaj cdo talent të saj me shifra të frikshme, por që për Pedrin arrin në një miliard euro.

Kjo është shuma e jashtëzakonshme e klauzolës së zgjidhjes së kontratës, e parashikuar në rinovimin e asaj aktuale të Pedrit me Barcelonën, më e larta ndonjëherë në historinë e blaugrana. Zbulimin e ka bërë e përditshmja ‘Sport’. Një rritje e dukshme në krahasim me 400 milionë të parashikuara nga klauzola aktuale. Mesfushori 18-vjeçar do të firmosë me katalanasit deri në vitin 2026. Zyrtarizimi pritet të mbërrijë të premten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *