• |
ide | kryesore

Rama i siguron mbrojtje Lulzim Bashës me Gardën e Republikës (Vendimi)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj janë mes një liste personalitetesh të larta të cilët tashmë do të ruhen nga Garda e Republikës.


Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.


PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronjat “a” e “d”, dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron edhe këto personalitete:

a) Prokurorin e Përgjithshëm;
b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;
c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;
d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;
dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;
e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;
ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;
f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;
g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;
j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;
l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

13 Comments

  1. Ne asnje vend me sitem demokratik qeverisje kryetari i bashkise dhe kryetari i opozites nuk ruhet nga garda apo truproja ne kohe paqe. Kur marrin pjese ne ndonje event te rendesishen sigurine e marrin persiper organizatoret e eventit ose institucioni ku eshte i ftuar apo ka shkuar per çeshtke pune. Ndersa ne rruge eshte i barabarte me qytetatet e tjerë ne boten e civilizuar.

  2. Edhe pse je kaproll ne savane , hijenat luanit i japin mbrojtje .

    Nga kush i mbroni keta njerez te superpushtetshem ? Nga kush keni frike dhe pse keni frike ?
    Ne fund vetem ti o i vobekt popull ngele jetim e pa anje mbrojtje . Mire pa mbrojtje por ajo qe e bene
    me te tmerreshme kete palaçollek eshte se terthorazi paragjykohesh ti o popull per fatkeqesite e
    mundeshme te pusht-etaret te tu .

    Nuk thone kot qe korbi korbit nuk ja nxjerr syte .

    P.S.
    Jepini mbrojtje dhe vijani garden ne dispozicion edhe Zamir Manes me kompani .

  3. Shifrat/ Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Gjata me 449 vota tek Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD më 2021,të njejtin mbrojtje qe beri salihu per ramen ne 2011 cfare ka per lajm ketu

  4. Bashen duhet ta ruaj jo vetem garda por edhe ushtria eshte aset i cmuar per Ramen,eshte i vetmi qe i siguron pushtet absolut pa asnje shqetesim deri me 2030.
    Ku mund te gjesh nje fat te till ,ta marresh ne mbrojtje ate qe te siguron pushtetin me parat e taksave te nje populli dele eshte fat dhe zgjuarsi .

  5. Keshtu, Sali Berisha në betejën e tij kundër Lulzim Bashës, e bën atë përgjegjës edhe për djegien e mandateve te deputetit, ne fillimin e vitit 2019.

    Sipas tij, ai veprim bëri që Rama të fitonte mandatin e tretë.

    Por në fakt, gjashtë muaj më parë, kur nuk ishte prishur ende me Lulzim Bashën, Berisha deklaronte qartë se idenë për djegien e mandateve e ka hedhur i pari ai.

    Pra, është ideatori, ndryshe nga sa thotë sot.Edhe loqja salihut edhe budallenj me diplome

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu