• |
ide | kryesore

Sherr në një lokal në Lushnje, klienti goditet me thikë nga pronari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person është qëlluar me thikë në Lushnje mbrëmjen e djeshme. I  plagosuri me inicialet G. D. 41 vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori A. D. 49 vjeç është arrestuar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lokalin e autorit në lagjen “20 Tetori” pas një sherri banal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe një shkop bejzbolli. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe A. T., 55 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka kallëzuar krimin e ndodhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *