• |
ide | kryesore

Sherri jashtë berberhanës degjeneron në përplasje me armë, detaje nga ngjarja me dy të plagosur në Tiranë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lapsi.al zbardh më tepër detaje rreth përplasjes me armë që ndodhi sot pasdite në zonën e ish parkut të autobusëve në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona, të identifikuar si Aleksandër Nikolli, 27 vjeç dhe Xhulio Vela, 25 vjeç. Jashtë një berberhane ka pasur një sherr mes 4 personave. Pas debateve verbale, konflikti precipitoi në përplasje me armë. Të plagosurit kanë marrë plumba në këmbë. Ata janë transpotuar drejt spitalit ushtarak për ndihmë mjekësore. Dyshohet se sherri mes tyre lidhet me shpërndarjen e narkotikëve në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE

 

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës ‘Ndre Mjeda’ dhe ‘Frosina Plaku’, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *