• |
ide | kryesore

Shtëpia publike ofron kupon 30-eurosh për klientët e vaksinuar

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Çdo mjet është i mirë për të rritur fushatën e vaksinimit. Dhe kështu në Vjenë shtëpia e takimeve “Funpalast” vendosi të japë një kupon prej 30 eurosh për t’u përdorur me prostitutat për çdo të sapo-vaksinuar.

Duket si një nismë që u shërben të dy kauzave. Përveç shtytjes për vaksinim, pronari i shtëpisë publike shpreson që në këtë mënyrë të rimarrë një pjesë të madhe të klientëve të humbur për shkak të pandemisë.

Cristoph Lielacher, pronar i “Funpalast” e quajti nismën “Nata e gjatë e vaksinës”. Sigurisht, mund të mos jetë e lehtë për të gjithë të shpjegojnë pse shkuan në një shtëpi prostitucioni për t’u vaksinuar.

Por Lielacher gjithashtu ka menduar për këtë, duke këshilluar klientët e tij të tregojnë se ata janë vaksinuar pranë monumentit të Gustav Klimt i cili ndodhet pranë biznesit të tij.

Iniciativa synon mbi të gjitha emigrantët, të cilët janë një pjesë thelbësore e klientelës “Funpalast”. Kush e di, mase do të ketë edhe ushtime të organizuara nga Shqipëria drejt Vjenës… ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *