• |
ide | kryesore

Squid Game rekord në Netflix, bëhet seriali më i ndjekur në historinë e kësaj platforme

-Instant, F1, Stil



Seriali i ri “Squid Games”, i cili është bërë viral ditët e fundit, po bëhet ndër më të ndjekurit e “Neflix” ndonjëherë. Drama në gjuhën koreane erdhi për herë të parë në shtator dhe eksploron një botë shumë larg ndaj normales, në të cilën një organizatë e çuditshme rekruton njerëz që kanë borxhe dhe ata pastaj duhet të konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse.

Në më pak se katër javë më parë, seriali i Koresë së Jugut është bërë më i popullarizuari ndonjëherë duke tërhequr 111 milionë fansa.

“The Guardian” shkruan se “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende.

“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.

Së fundmi, regjisori i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk ka folur për intensitetin e prodhimit të shfaqjes, duke zbuluar se ai humbi dhëmbë të shumtë gjatë xhirimit të serialit.Krijuesi i fenomenit Netflix ka shpjeguar sesi stresi i xhirimit të serialit u shfaq në një mënyrë shumë fizike, duke rezultuar që ai humbi gjashtë dhëmbë gjatë punës.

“Në anën time të majtë, unë ende nuk kam dy molarë,” tha ai në një intervistë me Shkollën e Filmit CNN këtë javë. “Më duhet të bëj implant, por nuk kam pasur kohë”.

“Shkrimi, prodhimi dhe drejtimi i një seriali vetëm ishte me të vërtetë një detyrë kaq e madhe”, shtoi ai, duke reflektuar në sezonin e parë.

“Kur mendoj të bëj të njëjtën gjë për sezonin e dytë, personalisht jam disi i shqetësuar. Nuk ka asgjë të konfirmuar për momentin, por kaq shumë njerëz janë entuziastë saqë me të vërtetë po e mendoj atë”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *