• |
ide | kryesore

Trazira në veri të Kosovës, digjet një makinë e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Qytetarët në veri të Kosovës kundërshtuan një aksion të policisë kundër mallrave kontrabandë. Sipas autoriteteve, operacioni që nisi në orët e para të së mërkurës në disa zona të Kosovës, ka hasur në kundështim nga serbët në Mitrovicën e Veriut. Siç mësohet, deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash që dyshohet të jenë kontrabandë. Aksioni në veri u përqëndrua tek farmacitë dhe dyqanet që dyshohet se tregtojnë mallra serbe.

Sipas raportimeve, për më shumë së një orë janë dëgjuar boritë e kamionëve, zjarrfikëseve dhe autoambulancave. Disa persona kanë hedhur gurë kundër efektivëve, e kanë djegur një automjet të policisë. Forcat e rendit u përgjigjën me gazlotsjellës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *