• |
ide | kryesore

Trazirat në veri të Kosovës, sulmohen edhe gazetarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë trazirave të sotme në veri të Kosovës janë sulmuar edhe gazetarë. Për rrjedhojë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës.

“Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja ka ftuar Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *