• |
ide | kryesore

Tronditet Tirana, zbardhen emrat e dy të plagosurve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë e ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Burime nga policia thanë se, Aleksandër Nikolli, 27 vjeç dhe Xhulio Vela, 25 vjeç janë dy të rinjtë që kanë mbetur të plagosur. Ata ndodhen në spital per ndihme mjekesore.

Policia e Tiranës njofton te dhenat paraprake per ngjarjen.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës ‘Ndre Mjeda’ dhe ‘Frosina Plaku’, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *