• |
ide | kryesore

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë

-Instant, Lajme, Të fundit

Në Gjykatën Speciale në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”.


Procesi gjyqësor ndaj Mustafës do të vazhdojë nga ora 09:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16.00.


Më 5 tetor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në seancën e javës së kaluar, dëshmitari gjatë deklarimit të tij, ka thënë se pasojat e asaj që i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot. Sot do të vazhdojë dëshmia e dëshmitarit të katërt./Express

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu