• |
ide | kryesore

Video/ Kupa e Shqipërisë pa surpriza: Vllaznia përmbys humbjen e parë, Tirana bën rezultatin më të thellë

-Instant, F1, Sport, Video



Teuta, Partizani, Tirana, Skënderbeu dhe Korabi janë 5 skuadra e kualifikuara deri më tani, në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë për Grupin A, ndërsa në atë B kanë avancuar Vllaznia, Laçi, Kukësi, Egnatia, Pogradeci, Kastrioti dhe Flamurtari, skuadra e vetme që ka patur nevojë edhe për goditjet e penalltive për tu kualifikuar.

Nuk ka patur histori ndeshja e Tiranës, që shkatërroi Shkumbinin 6-0 në një sfidë ku shkëlqeu Redon Xhixha me tregolëshin e shënuar, në një garë me shokun e skuadrës Vesel Limaj, që u ndal tek dygolëshi. Partizani përsëriti rezultatin e sfidës së parë me Tërbunin duke triumfuar 3-0. Teuta u ndal në barazim 2-2 me Luzin, por durrsakët shkojnë më tej për shkak të rezultatit të përgjithshëm. Ndërkohë dhe Skënderbeu fitoi me goleadë duke mundur 4-0 Veleçikun, ndërsa Korabi përmbysi Vorën duke u kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

REZULTATET – GRUPI A

TEUTA-LUZI 2-2
15′ Gjorgiev, 32′ Kapllani/ Abubakar 26′ , Merdini 42′
PARTIZANI-TËRBUNI 3-0
53′ Filipoviç, 79′ Murataj, 86′ Musta
TIRANA-SHKUMBINI 6-0
11′ , 45′ Limaj , 21′ , 25′ , 27′ Xhixha, 35′ Bali (autogol)
SKËNDERBEU-VELEÇIKU 4-0
10′ , 48′ Bismark, 30′ Nikaj, 33′ Vitija
KORABI-VORA 4-1
3′ Marku, 11′ Marku, 83′ Dragoj, 90′ Çutra / 28′ Ismailaj (pen)

Përmbysje e parashikuar e Vllaznisë, që në shtëpi triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 përballë Labërisë, duke evituar figurën e shëmtuar, që në raundin e parë të Kupës. Me të njëjtin rezultat fituan dhe Laçi e Kukësi duke harruar rezultatet surprizë të sfidave të para.
Ndërkohë Kastrioti mposhti 2-0 Elbasanin, Egnatia fitoi vetëm në frymën e fundit me Turbinën ndërsa Pogradeci mposhti 2-0 Besën.


REZULTATET – GRUPI B

VLLAZNIA-LABËRIA 4-0
26′ Gjurgjevik, 79′ Aralica, 80′ Musteganagiç, 89′ Heriç
LAÇI-BUTRINTI 4-0
20′ Guindo, 72′ Deliu, 86′ Ziko , 90′ Prengaj
KUKËSI-MALIQI 4-0
45′ Daci , 56′ Krniç , 71′ Gavazaj , 90′ Sula
KASTRIOTI-ELBASANI 2-0
71′ Ajazi, 90′ Neziri
APOLONIA-FLAMURTARI 1-1 (5-6 me penallti)
31′ Omeri/ 49′ Gocaj (pen)
EGNATIA-TURBINA 1-0
90′ Timis Bardis
POGRADECI-BESA 2-0
57′ Lacka, 88′ Muçllari

Raundi i parë i kompeticionit do të kompletohet me ndeshjet e nesërme. Dinamo do të ndeshet me Erzenin, në tentativë për të përmbysur humbjen e takimit të parë, Bylisi pret në shtëpi Orikun, ndërsa Burreli do të sfidojë Besëlidhjen. Do të luhet gjithashtu edhe ndeshja e fundit e grupit B, ku Tomori do të presë Lushnjen.

GRUPI A (Nesër)
Dinamo-Erzeni 13:30
Bylis-Oriku 13:30
Burreli-Besëlidhja 13:00
GRUPI B (nesër)
Tomori-Lushnja 13:30



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *