• |
ide | kryesore

Vritet me goditje thike në barkë atletja keniane Agnes Tirop: dyshimet janë të gjitha te bashkëshorti

-Instant, Sport



Bota e atletikës është e tronditur nga vrasja e Agnes Jebet Tirop, maratonistja nga Kenia fituese dy herë e medaljes së bronztë në kampionatin Botëror. 25-vjeçarja u gjet e vdekur nga policia keniane në shtëpinë e saj në Iten, në perëndim të vendit, me disa plagë thike në bark. Dyshimet janë përqëndruar tek burri i saj, i cili, sipas disa lajmeve që filtrojnë deri më tani, në orët para vrasjes ishte dëgjuar nga disa fqinjë duke u grindur rëndë me gruan.

Tirop kishte përfunduar dy herë në vendin e tretë në 10.000 metra në Kampionatin Botëror, herën e parë në Londër në 2017 dhe të dytën në Doha në 2019. Në Lojërat Olimpike të fundit ajo kishte përfunduar në jashtë podiumit për fare pak, duke u renditur e katërta në 5.000 metra.

“Atletika e Kenias është e tronditur kur mësoi vdekjen e parakohshme të medalistes së bronztë botërore në 10.000 metra Agnes Tirop,” reagoi Federata e Atletikës e vendit në një deklaratë zyrtare. Jemi ende duke punuar për të zbuluar më shumë detaje rreth vdekjes së saj. Kenia ka humbur një xhevahir që ka qenë një nga gjigantët e atletikës me rritjen më të shpejtë në skenën ndërkombëtare, falë performancave të saj në pistë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *