• |
ide | kryesore

Zgjerohen hetimet në Radio Televizionin Shqiptar, pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjeruar hetimet për tenderat e zhvilluara nga Radio Televizioni Shqiptar pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi.

E ftuar në “Open”, Hoxha tha se janë sekuestruar dosjet e gjashtë tenderave dhe po hetohen.

“SPAK i referohet një kallëzimi të kompanisë që u skualifikua nga kjo garë. Vepër për Gëllçin është ‘shpërdorim detyre’ në lidhje me shkeljen e afateve 45 ditore që ishin vënë si kusht. Brenda 45 ditëve duhej të ekzekutohej. Në momentin që përfundon afati Gëllçi nënshkruan një shtesë afati duke e shtyrë përtej limiteve, ndërkohë që evidenton shkelje të tjera që RTSH Agro është evidentuar nga AMA 2 vite nga hapja e procedurave të tenderit. Janë edhe disa shkelje që përcaktohen të jenë teknike. Momentet e fundit SPAK ka dërguar një urdhër tjetër. Ka zgjeruar hetimet sa i takon RTSH. Është dërguar një sekuestro dokumentesh për shkelje të barazisë. Kërkon të sekuestrohet e gjitha pjesa e tenderit. SPAK ka zgjeruar hetimet edhe për tendera të tjerë për kërkesë të RTSH, janë 6 tendera me praktikë objekt,”- tha Hoxha ndër të tjera.



5 Comments

  1. Keshtu, Sali Berisha në betejën e tij kundër Lulzim Bashës, e bën atë përgjegjës edhe për djegien e mandateve te deputetit, ne fillimin e vitit 2019.

    Sipas tij, ai veprim bëri që Rama të fitonte mandatin e tretë.

    Por në fakt, gjashtë muaj më parë, kur nuk ishte prishur ende me Lulzim Bashën, Berisha deklaronte qartë se idenë për djegien e mandateve e ka hedhur i pari ai.

    Pra, është ideatori, ndryshe nga sa thotë sot.

  2. Zheji zhulsi qe i varej shurra ne pantallona. A ju qifsha shtetin me gjithe drejtora shefa akademike mjeke provesore police oficera. Gjindje hajdutesh letyre.

  3. Degjova mbreme nga Karo bolja se spaku ska akuze per gellcin. Po keshtu edhe avokari i tij tha se spaku nuk ka kompetence. I kuptoj dhe i mirekuptoj njerin dhe tjetrin. Te parin se keshtu ja do zanati ndersa te dytin per aftesi te qellimshme.
    Te dy jane muter.
    I pari nuk kupton se spaku nuk akuzon, por fillimisht niset mbi baze dyshimesh, pastaj heton dhe ne fund ngre akuze.
    Ndersa i dyti eshte aq kar sa nuk arrin ta ndaje zanatin, edhe pse duhet te jete perfaqesues i djallit, sepse thote shperdorimi i detyres nuk eshte kompetence dhe juridiksion i spak-ut. Jo o caro avokaro, nuk eshte ashtu. Kompetence, juridiksion dhe subjekt hetimi i Spak jane zyrtaret e larte shteteror. Shperdorimi i detyres ketyre subjekteve i adresohet dhe ngarkohet. Pastaj nese shperdorimi shkon deri ne nivel perfitimi pasuror, material, financiar ose ne cdo forme perfitimi te padrejte per shkak te detyres konsiderohet veper penale korruptive, KORRUPSION dhe ketu hyn Spak. Nese nuk konstatohet keto elemente gjate hetimit, atehere spak e kalon per kompetence e juridiksion ne prokurorine e zakonshme. Kaq e thjeshte eshte ore karo bolja e caro avokaro i ridhjerjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *