• |
ide | kryesore

“Ai qenef, ti pllakë majolike” Rama kunja me Bashën për Foltoren e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa ngacmoi me kunja Lulzim Bashën në parlament, kryeministri Rama e këshilloi atë disa herë për të mos qenë si Sali Berisha. “Ai është qenef, ti je pllakë majolike” tha Rama ndërsa i mëshoi konfliktit brenda në PD, duke i thënë disa herë Lulzim Bashës se “je në hall të madh dhe nuk e fsheh dot”. Fjalimin e mbylli me kunjat për Bashën, duke e këshilluar t’i qëndrojë larg imitimit të Berishës dhe duke i thënë se gjithnjë e ka konsideruar mik Lulzim Bashën.

“Ji në lartësinë e flokëve të lyera me kujdes! Ji në lartësinë e kostumit të qepur me kujdes! Ji në lartësinë e hallit, sepse përgjithësisht ke treguar se i fsheh mirë ato që mendon, por nuk mund të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti. Për mua që të kam konsideruar dhe të konsideroj mik, është fyese” tha Rama.

“Mirëmëngjes nga unë s’ke për të dëgjuar ndonjëherë, je armiku im dhe gjithnjë kur më sheh të kujtohet ora e rërës” u shpreh Basha në përgjigjen e tij.



3 Comments

  1. Ka te drejte kur thote se Berisha eshte njeshi per sharje, por nuk thote ku qendron vete. Nuk e di por besoj se njeriu shan tek tjetri ate qe e ka mangesi te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *