• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës/ Pse përplasjen Basha – Berisha po e gatuan Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Me gjithë problemet që ka Berisha, Basha ne kemi nevojë për opozitë të fortë”. Kështu deklaron analisti Fatos Lubonja, duke komentuar përplasjen Berisha-Basha si dhe situatën politike apo qeverisjen e Edi Ramës në vend.
Lubonja tha në emisionin “Real Story” në News24 se Basha është i dobët duke shpjeguar arsyet sipas tij, teksa theksoi se situata mes tij e Berishës është e përgatitur nga Edi Rama.

“Ne sot duhet të ishim këtu, ne mediat të gjitha, duke u marrë me qeverinë, me energjinë, me shumë probleme që kemi, me borxhin etj dhe kemi kaq kohë që merremi Basha-Berisha… që është një problem edhe i asaj opozite që kanë arritur këtu.

Basha është i dobët, pse është i dobët? Për dy arsye, ka qenë bashkëpunëtor me Berishën, nëse bëhen akuza për korrupsion, për sistemin e ngritur me oligarkë, janë ata që e kalëruan këtë sistem që u ngrit nga Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama.

Është ngritur në atë kohë dhe ata kanë vazhduar të bashkëpunojnë, e para dhe e dyta është i dobët sepse deri dje jo vetëm Basha, nuk kanë thënë që ky Berisha është përgjegjës për këtë sistemin e oligarkisë që ka ngritur dhe Rama e ka çuar më tej, ne kemi përgjegjësitë tona, por kanë thënë deri dje na thonë amerikanët, ky është burrë i mirë, ne do e heqim.

Kur nuk je i zoti të mbrosh kryetarin tënd, kjo është dobësi. Në vend që kjo krizë të shërbejë pikërisht për të hapur këtë debat, si u ngrit sistemi, kush e ngriti, kush po e punon sistemin…

Lulzim Basha duhet t’u thoshte amerikanëve, “ore zotërinj ne kemi përgjegjësi, por kemi 8 vjet që kemi ikur dhe korrupsioni gjasme që doni të luftoni është më i madh tani, ose nëse doni të bëni politika me Edi Ramën na lini të bëjmë punën tonë”.

Me gjithë problemet që ka Berisha, Basha ne kemi nevojë për opozitë të fortë. Basha plus Berishën, e bënte më të fortë PD-në, si bandë, por gjithsesi. Kjo situatë që këta të dy luftojnë me njeri-tjetrin është e përgatitur nga Rama, këta nuk kanë kurajë t’u thonë amerikanëve “s’e bëjmë dot”.

Të gjitha këto janë dobësitë e tyre që sot po bën qejf Edi Rama. Është tamam në lojën e tij. Problemi ynë është shumë më i madh, energjinë që na e shet e blen në këto forma dhe ne merremi me këtë.

Këtu është një skandal total dhe ne akoma merremi me opozitën. Unë mendoj që përgjegjësinë e parë e ka Basha që nuk i tha dot amerikanëve jo. E dyta është përgjegjësi e Bashës sepse s’ka bërë gjë përpara për të luftuar ato që thashë. Edhe Berisha është në lojën e vet, ky është Berisha. Atë gjuhë që ka përdorur me opozitën, atë po përdor dhe me Bashën”, – deklaroi Lubonja. /BW



4 Comments

  1. aman ta sqarojë dikush mark markartamark marku se ata që takuan bashen nuk janë senatorë o markamarku

    jane zyrtaruc urithe që i solli qimetja për lulushin o markamarku

    lubonja siç duket flet me zor , nuk e mbron dot bashën se nuk mund tdhesë mbi vete, dhe sillet nga berisha pastaj thotë që kriza rama pse merremi me berishën, dmth deflection dhe relativizim , o po ka hedhur rama lekë për bashën në media.. gjithë mediat kazan me lajm për senatorë hahahhaa
    delegacion i lartë hahahahah

    basha ne parlament ja kalon foltores hahahah

    basha u zu me shalsin.. edhe me nikollën

    luli është berë burrë hahaha por ja qe ska motër rama për tja dhënë për burrë. fiks si batuta e ramës.për halim kosoven

    në çfarë derexheje llumi ka rënë diskutimi, rampjellja + luli

  2. Imazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha është ‘rrëzuar’ nga ballina e Pallatit të Kulturës së Bajram Currit, ku qëndronte prej vitesh.
    Në videon e publikuar nga DITA, shihet momenti i heqjes së posterit gjigant të ish-kreut të Partisë Demokratike.

  3. amerika eshte nje shtet ne nje kaos total;ndoshta i ka ardhur fundi perandorise( shihni cfare beri ne afganistan dhe cfare ka bere me pranveren arabe ,per te kuptuar sesa rrumpalle eshte ne politiken amerikane.).Nese do te kishte qellim te luftonte korrupsionin duhet te ishte kapur me pushtetin dhe jo me nje rrangalle politike.
    Kurse Luli eshte pa bosht kurrizor , e coi gjendjen e opozitets ne inekzistence;prandaj kjo levizje e berishes ka nje vlere .
    nese shohim aspektin demokratik nuk ka krahasim midis berishes dhe lulit e rames bashke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *