• |
ide | kryesore

Parlamenti si arenë beteje me fantazmën e Berishës

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Lulzim Basha ka zgjedhur arenën e vet për të zhvilluar betejën e tij indirekte me Sali Berishën. Nisur nga vizibiliteti që i ofron, nga modeli tip “Përputhen” që gjeneron audiencë, nga avantazhi  i çdo kujt që përballet me një figurë moralisht të rrënuar si Rama, ai ka vendosur që “luftën” ta zhvillojë kundër kryeministrit në parlament.

Edhe këtë të enjte, ashtu sikurse herën tjetër, ai ka fituar. Luli i dikurshëm që ulte kokën kur pacipësisht Edi i plaste në sy emrat e oligarkëve, tani është trimëruar duke u bërë i pari që i përmend ata. Ai e vuri me shpatulla për muri kryeministrin, kur i kujtoi çmimet e fundit të blerjes së energjisë dhe tenderin e para një jave për tunelin e Llogarasë.

Pra, po të bësh një bilanc nga kjo përplasje gjelash që ndodhi këtë të enjte në parlament, nuk duhet shumë për të kuptuar se Rama, si shefi i qeverisë, doli i humbur përballë rivalit në opozitë.

Por, sepse gjithmonë ka një të tillë, i pamundur për të bërë një bilanc serioz, kryeministri në mënyrë perverse e zhvendosi debatin në rrafshin personal, pikërisht tek dualiteti që ka kapluar sot opozitën. Ai s’u lodh së evokuari “foltoren”, u tall me kopjen që nuk bëhet dot kurrë si origjinali, me zërin që Basha do të trashë dhe me kërcënimet që ai lëshon, ndonëse askush nuk ia merr dot seriozisht.

Pavarësisht se në qasjen e Ramës ka shumë diversion, manipulim, përpjekje për t’u shpëtuar përgjegjësive të tij, në kundërshtinë që ai kërkon të vërë në pah mes Bashës dhe Berishës, ka një fabul të vërtetë.    

E para, sepse të shumtë janë ata që besojnë se Basha po trimërohet për të përmendur dy oligarkët më të mëdhenj të Shqipërisë, vetëm nga frika se Sali Berisha po e akuzon si të kapur dhe të shitur. Se ai po “prish fjalorin” vetëm nga kompleksi se mos e kujtojnë si peng. Se ai po hyn në një betejë verbale me PS-në ngaqë do të shmangë konkurrencën me votë brenda partisë së tij.

Por, përpos vizatimit të një Bashe që ka marrë përsipër të luajë një rol, Rama ka dhe një arsye më të fortë në pëzgjedhjen e kësaj taktike. E vetmja gjë që i volit atij realisht, është përçarja e opozitës. Ai e bëri pjesën më të madhe të punës duke luajtur të gjithë gurët dhe duke paguar të gjithë lobistët që ta shpallte Berishën “non grata”. Më pas, kur kjo u bë fakt, ai nuk pranoi as të ndryshojë kushtetutën (për të përjashtuar nga Kuvendi ata që shpallen non grata), as që të urdhërojë Ilirian Celibashin, për ta penguar liderin historik të PD-së për të hyrë në parlament. Nuk e bëri, jo se kishte keqardhje për Berishën, por se donte të shkaktonte një traumë duke e detyruar Bashën të ndahej prej tij.

Për të thënë të vërtetën këtë e arriti. Sot opozita është më cfilitur se kurrë. 

E gjithë kjo fabul që duket sikur i përket të shkuarës së afërt, ka një vlerë për të kuptuar atë që ndodhi sot në parlament. PD sado të duket sikur fiton në aulën e kuvendit, nuk do të përbëjë kurrrë rrezik për këtë bandë kleptokratësh, nëse ajo nuk është e unifikuar. Ajo mund të ketë kredo morale vetëm pasi të pushojnë akuzat e ndërsjellta mes grupimeve të saj. Ajo mund të ketë forcë goditëse, vetëm pasi të bashkohet rreth një lideri të vërtetë.

Prandaj, Lulzim Basha është i dënuar që para se të japë shfaqe në parlament, të zhvillojë “luftën” e tij reale brenda llojit. Edhe nëse e drejton sërisht ai, edhe nëse e këtë e bën dikush tjetër, opozita ka nevojë për një udhëheqësi legjitim. Ka ardhur koha që Basha të përballet. Sepse duke ngrehur pushkën kundër Ramës për të goditur në fakt Berishën, ai vetëm i zgjat jetën e qeverisë. Parlamenti i këtij vendi nuk mund të bëhet tregu ku PD-ja negocion hallet e saj. Basha nuk mund të ndeshet aty me babain që do ta vrasë pa i dalë përballë. Ai nuk e mposht në këtë formë fantazmën e Berishës që e lë pa gjumë.

Pavarësisht se duket si arena e duhur për të marrë vëmendje, kuvendi nuk është fusha reale e betejës partiake. Duke e zhvilluar atë me kokfortësi aty, Basha i bën njëkohësisht dëm edhe opozitarëve edhe shqiptarëve.    

©Lapsi.al



31 Comments

  1. Andi edhe ti e kupton qe thelle thelle je gabim. Por, ben mire qe nuk i jep qepalla Lulit, e ben sepse ke frike mos Luli fluturon dhe harron te vazhdoje skemen. Ne (pra une dhe ti) e kemi te qarte qe i radhes eshte Edi Rama. Tatepjeta e bablokut tim dhe dikur bablokut tend sapo ka nisur. Zoti ia lehtesofte sepse Luli do jete i dhunshem!

  2. Lulzim Basha meriton një ndëshkim të thellë, si një lider që e ka kandiduar Flamur Nokën për deputet. Një figurinë qesharake, një ish-ministër i paaftë dhe i super korruptuar, një budalla që është simboli i injorancës në politikën shqiptare

  3. Rama nuk e rruan ? per ustain Sali dhe cirakun USTA saliut ,bashen .Natyrisht qe edhe 1 milion shuplakat qe votojne ps nuk e rruajne ???per asnji nga keta dy shqupsa qe kane bashkendare pushtetin 2005-2013.

  4. YMER GELBAZA KELLIRA E MBAN PENGE EDI RAMEN ME DOSJEN E KRISTAQ RAMES DHE GREG KRISTAQ RAMEN-KURSE FRROK CUPI ME FLOKE TE GJATA E FUT BYTHEN NE KAR TE YMER GELBAZA KELLIRES thotë:

    EDI RAMA E AKUZOJ BABAIN E TIJ KRISTAQ RAMEN SE JA KA PALLUAR GRUAN DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN,Hahahaa

  5. Performanca e Lulit në seancat e fundit është shumë pak dhe shumë vonë, kush jep garanci që po iku rreziku i Berishës nuk do flejë përsëri gjumë?

    Bie dakord me ty që duhet të përballet me Berishën në parti, nuk mund ti bëjë bisht përgjithmonë dhe të presë që të ndërhyjë fati për ta shpëtuar, si mund të përballet me Ramën, Oligarkët dhe Bandat kur i trembet një llogaridhënie e përballje me fakte.

    Se çfarë mund të quhet PD e përçarë ose e bashkuar është tërësisht subjektive. Nëse dikush ka mbështetjen masive të bazës nuk ka rëndësi sa njerëz në poste të larta ke pas vetes se në fund ke çelësat e kashtës.

    Rama po luan sa mundet situatën në të cilën ndodhet PD, por faktikisht për PD kjo është periudha më e mirë për këtë lloj debati pasi gjendet në fillim mandati dhe zgjedhjet janë larg…

  6. YMER GELBAZA ME SHUME KA NGRENE DRU SE SA BUKE,,FAKT ESHTE SURRATI ME I SHEMTUAR NE PLANET,PASTAJ VJEN FRROK CUPI ME FLOKE SI BISHT KALI thotë:

    ZOTI BUSHATI A ESHTE E VERTET SE KUR CUNAT PROBLEMATIK E SHQELMUAN YMER GELBAZA KELLIREN NE KOKE DHE KOQE ,JU E KENI SHURRUE NE SURRAT PER TI LARE GJAKUN NGA SURRATI,PO E KENI BERE KETE GJEST NUK ESHTE DASHUR TE HUMBENI SHURRE PER TE LARE MUT

  7. ZOTI BUSHATI FUTI NJA 2-3 MASKA NE GJEP SE KA PER TE TJU QELBUR BATON HAXHIU DUKE NXJERR MUT NGA GOJA DUKE E SULMUAR ALBIN KURTI
    KUR I RENDITE CILI ESHTE ME BYTHLEPIRES I RAMES
    1:YMER GELBAZA KELLIRA
    2:FRROK CUP
    3:BATON HAXHIU
    4: KOL SALLAKU SKYPE
    5: DENIS MING
    6: MUHAMET VELIU

  8. “ Ai e bëri pjesën më të madhe të punës duke luajtur të gjithë gurët dhe duke paguar të gjithë lobistët që ta shpallte Berishën “non grata”.

    Si “gazetarë” që jeni, duhet ti provoni akuza të tilla me fakte, jo të na jepni spekulime të tilla gati si salçiçe fast-food me mish qeni.

    1. Shume dakort me ty Maloku. Po kujt i thua – Andi Italianit qe e ka ngritur gazeten personale Lapsi mbi shpifjen dhe injorancen e llumit te Shqiperise si Gelbaza me shoke. Mos prit qe Andi te paraqisi fakte. Ai i shikon lajmet ne gjume dhe i shkruan diten.

  9. YMER GELBAZA KELLIRA DUHET TE ARRESTOHET SE PO I VJEDH FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE PO MASTUBON NE AMBIENTE PUBLIKE.. thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA VJEDH FOTOT ARMINA MEVLANIT NE FB TWITTER DHE INSTAGRAM,DHE MASTURBON 4-5 HERE NE DITE,KURSE SHKELZEN BERISHA E KA SHTRAT KUR TI DO KA**i HAHA HAHA

  10. Basha po kryen detyren e tij si opozitar. Ben shume mire qe çperfill “foltoret” e komunistit Berisha. Te duash qe Basha te merret me berishizmin e te mos meret me keqqeverisjen e Rames eshte opsioni dhe keshilla me e keqe qe i jipet nje opozite. Pastaj e ka zerin e holle a te trashe Basha, e ka nga frika e plakut te koroptuar Berisha antiamerikan, a ku di une, se nga çfare shkaku, eshte pa sens logjik. Opozita se ka lluksin te futet ne betejat personale te Berishes. Mos u merni me ulerimat deshperuese te Berishes, s’ja ka kush fajin! Te gjithe duhet te mbajne pergjigjegjesi per veprimet e mos veprimet e kryera!

  11. Imazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha është ‘rrëzuar’ nga ballina e Pallatit të Kulturës së Bajram Currit, ku qëndronte prej vitesh.
    Në videon e publikuar nga DITA, shihet momenti i heqjes së posterit gjigant të ish-kreut të Partisë Demokratike.

  12. Në fund edhe në PD do fitojë Basha dhe linja e tij. Mund edhe të mos fitojë nëse më shumë se gjysma e PD është çmendur. Por atëherë Berisha do sundojë mbi gërmadhat e një partie, dhe britmat e tij nuk do jenë veçse klithmat e korbit mbi shtëpinë që dogji i zoti.

  13. Nuk po e kuptoni apo beni sikur nuk e kuptoni qe Basha koma dohet nga Rama , ja faktet 1) bojkotoji reformen teritoriale duke e len te lir Ramen te beje cte doje .2) mareveshja e 2017 i siguroi Rames mandatin e tret .3)mos marja pjes ne zgjedhjet lokale duke i len Rames 100% te bashkive .4) djegia e mandateve ndihmoi Ramen te ndryshoi kushtetuten e te fitoji zgjedhjet ne tavoline.5) perjashtimi i Berishes nga grupi parlamentar beri percarjen e PD .Te gnitha keto veprime te Bashes ben qe Rama te mari mandatin e dyt dhe te tret e po qe kryetar i PD do i japi Rames edhe mandatin e katert. .Keto jan faktet e mos derdellisni kot .

  14. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re, por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin.

    Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë. Ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, Saliu është lindur në 1 korrik 1944.

  15. Bushat
    Basha permend ameriken si udheruese per heqjen e sales.nuk duhet te harrojme qe perandoria e ka marre tatepejeten,per kete mjafton te shohesh me sa turp u largua nga afganistani ku shpenzoi miliarda dollare nga taksat e veta dhe iku me bisht ndershale.per fat,si cdo perandori dhe amreikes i ka ardhur fundi, e kjo shikohet nga kaosi qe ben ne politiken e jashtme,krijoi rremuje me pranveren arabe ,ku me mijera u vraane dhe u varferuan dhe amerika humbi aleatet arabe duke i hapur rruge kines dhe rusise.pra dhe vendimi per berishen i njejte ishte ,nuk ka ze ci ben rames dhe i bie berishes ,duke e mbesbtetur mafien e perfaqsuar nga rama.Basha eshte njeri i dobet dhe ka bere nje opozite pa shtylle kurrizore dhe gati e ka shuar veprimin opozitar
    Ishalla levizja e berishes e nxjerr nga knock out opoziten per te patur nje shprese per largimin e krimineleve nga pushteti
    Besoj se tani e kupton qe nga pikpamja demokratike berisha nuk ka krahasim me rame

  16. Teksa i bëri një dhuratë ish-kryeministrit, Vrenozi tha se Basha jo vetëm që po përçan PD-në, por edhe familjet demokrate. Si shembull ai solli rastin e djalit të tij, i cili kishte refuzuar t’i bashkohej takimit.Ti rudi Je shqipkari qe i zgjidh hallet e botes

  17. Halli I Sali Berishes për të mos treguar se çfarë do bej, natyrisht që është I madh. Nëse nxjerr kandidat, I përçahet foltorja dhe shkojnë me Lulin. Nëse nuk thotë që do të jem vet kryetar, nuk I shkojnë gjithë ata të çmendur ne sallë. Nëse thotë do të jem kandidati për kryeministër nuk I shkon me njeri pas, se e dine qe jane të vdekur. Duke u përpjekur të notojë mes gjithë këtyre shkëmbinjve nënujor që i dalin në rrugën që ka nisur për të përdorur PD kundër SHBA

  18. Gjithnjë ka humbur pikërisht kur ka dashur të bëjë si i fortë. Ka humbur më 1997 dhe nuk dinte ku të fshihej pasi tentoi të përdorë forcën kundër qytetarëve, ka varrosur PD-në më 1998, kur keqpërdori vdekjen e Azem Hajdarit dhe pushtoi zyrat e shtetit dhe TVSH, ka humbur më 21 janar kur vrau katër qytetarë, pse demonstronin para selisë së Kryeministrisë dhe ka humbur çdo përballje force me kundërshtarët në jetën e tij opozitare.

  19. Tupanat bien në çdo pasdite perëndimi përgjatë turit të qyteteve, përligjen si lajmëtarë te shkarkimit të kreut demokrat, por zhurma e prodhuar nuk qaset si bindëse. A është Berisha ende kryetari i orkestrës së PD apo thjesht një i ftuar në ceremoninë mortore të partisë?

  20. Ç’i ke bërë Enverit,
    kur le mbrapa malin?!
    Ç’i ke bërë Enverit,
    që këta s’ta falin?!

    Atëherë këtu,
    nuk kishte as “Astra”,
    si ja bëre topet,
    si bora të pastra?!

    Atë pyll me lesh,
    bukur ja ke korrur,
    na thuaj ta dimë,
    ç’vegël ke përdorur?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *