• |
ide | kryesore

Basha takon zyrtarë të senatit amerikan në seli, çfarë thotë për mediat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në përfundim të takimin me zyrtarë të senatit amerikan, Lulzim Basha tha në një prononcim për mediat se demokracia shqiptare dhe zhvillimet në rajon ishin ndër çështjet e diskutuara në takimin që zgjati për rreth 30 minuta.


“Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur, një ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqin ku ndodhet pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e PD dhe opozitës në parlament dhe në bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA, për të kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Përmes një vendi që është demokratik, ku respektohen zgjedhjet e qytetarëve, ku nuk goditet e burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar, të krijojmë një klime investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët.


Çështja tjetër, ka të bëjë me rajonin, sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të forcuar praninë politike të SHBA për të ndaluar çdo ofensivë jo perëndimore. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Kosovës, dhe njohjen reciproke si guri i fundit i themelit për stabilitetin në rajonin perëndimor. Miqtë u interesuan edhe sa i përket çështjes së anëtarësimit në BE dhe konfuzionin e krijuar mes mosperformancës së autokratëve të Ballkanit duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që BE t’i thotë gjërat qartë.”- u shpreh Basha.

11 Comments

    1. po po

      mjafton të sgihësh kimeten dhe e kupton që është i sponsorizuar nga lobues dhe të ramës doemos

      termi zyrtar nga senati është një term shumë madhështor që sthotë asgjë

      do të thotë as më shunë e as ë pak njerëz pa pikë peshë dhe pa pikë rëndësie

      sjane as kongresmenë që amerika ka qindra pale të qe senator , por zyrtar pa emër e mbiemër….mbase janë mister

      ama berisha pati interesm direkt nga kongresmenë në seancën me blinjen dhe biles edhe richard grenell e rrujti sqetllen për salën

      mos u nxito sufllaqexhi i bashramës

  1. Lulzim Basha meriton një ndëshkim të thellë, si një lider që e ka kandiduar Flamur Nokën për deputet. Një figurinë qesharake, një ish-ministër i paaftë dhe i super korruptuar, një budalla që është simboli i injorancës në politikën shqiptare

    1. hahahaha

      po goxha mesazh

      takim 30 minuta me ca burokrate pa pikë peshe që askush nuk i njeh

      ia mësove emrat, pozitën?

  2. Basha eshte i mbaruar nuknka zot mbintoke qe e shpeton kete deshtak,te pabese e tradhtar po defiçent po ashtu !
    Ti me lart qe ke bere kater komente je nje ndyresire rilindase,te i cili zoti ka kerkuar ndjese qe te ka nxjerre ne boten e humaneve !
    Basha iken i pari e ma pas hajduti me fame boterore Edvin Droga,Rama !

  3. O dylbera mavi, ata jane punonjes ne senat dhe jo Senatore. Mos u eksitoni me luge bosh se keni 80 vjet qe e beni kete

  4. zyrtare te Senatit dhe kimetja ne takim me Bashen: Kimetja i çon tek Luli gjasme jane te rendesishem sepse vijne nga Amerika.Po mjaft me Amerika Amerika. Jemi apo sjemi shtet me demek 109 vjet pavarsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu