• |
ide | kryesore

“Kastrati administron paratë e tua”. Basha godet Ramën tek oligarkët pranë tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha i quajti oligarkë ata që Rama preferoi t’i konsideronte “sipërmarrës dhe bizesmenë të mëdhenj” gjatë seancës në parlament dhe si rrallëherë ka folur me emra për ta në parlament, duke i lidhur me akuzat për kontrabandë nafte apo me bashkëpuntorë të trafikut të drogës. Basha përmendi Shefqet Kastratin dhe Samir Manen, të parin për kontrabandë nafte dhe të dytin për tenderin e tunelit të Llogarasë.


“Tani ta sqarojmë diferencën mes sipërmarrësve të mëdhenj dhe oligarkëve të tu, të cilët nga 12 shkuan 6 dhe tani janë katandisur sa gishtat e një dore. Pse të ra heshtja ty kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë. Do emra? Emra do? Merre mikrofonin dhe thuaj “dua”. Pse? T’i them unë? Të mori Baca Çet ty? Ee? Të mori Baca Çet? Kështu? Zamiri të mori pët tunelin e Llogarasë? Ça emri tjetër do? Se janë fut edhe ca të tjerë që nuk merret vesh ku fillon droga e ku mbarojnë paratë e tua? Se gjysmën e gropave e hap droga në Tiranë, gjysmat i paguani me paratë që i keni vjedh shqiptarëve. Se Tirana thotë “nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i parave të tua?” tha Basha.


Por Rama e akuzoi se ishte duke vendosur gjoba, duke i përmendur biznesmenët, si një mënyrë që opozita i përmend disa herë dhe pastaj hesht një herë e mirë.

“E di gjithë Shquëpëria që këto janë gjoba dhe e di gjithë Shqipëria që goditet një person si oligark dhe këto janë gjoba. Këtë person që përmende mblidhi të dhënat dhe coji në SPAK. se nuk është bërë për të na ndjekur ne SPAKU, në kuptimin se çfarë themi ne këtu edhe të na vijë nga pas.” tha Rama duke i qëndruar idesë se emrat që përmendi Basha janë biznesmenë dhe jo oligarkë.

7 Comments

  1. Hera e pare qe me pelqen Basha. Me ne fund, dikush pati guximin ti permende me emra kryebanditet a kryehajdutet apo shkaterruesit dhe pervetesuesit e cdo pasurie punlieke-OLIGARKET. Qe e bene Tiranen dhe gjithe Shqiperine si bodumin se bace smund ta quash me as Tiranen as Durresin as Saranden.

  2. Hera e pare qe me pelqen Basha. Me ne fund, dikush pati guximin ti permende me emra kryebanditet a kryehajdutet apo shkaterruesit dhe pervetesuesit e cdo pasurie publike-OLIGARKET. Qe e bene Tiranen dhe gjithe Shqiperine si bodrumin e tyre se bace smund ta quash me as Tiranen as Durresin as Saranden… i vodhen te gjitha me mbitoke e me nentoke nga konispoli e kaluar vermoshit se jane futur dhe ne kosove maskarenjt se kane aq para sa po e gerryejne pak nga pak dhe Kosoven

  3. PO SHYQYR QE U BONE NJEHER BURRE. VETEM MOS E BEJ SI ME TRARIN QE SA TE FUTI CETI BIZNESET E KUNATIT TEK AMBJENTET E SHERATONIT NUK I NDJEVE ME EDHE AS NUK E PERMENDE ME.

  4. O Bashe gjobvenesi, kunati e ka shtu biznesin me maksimum , shikojani Cfare kontratash ka dhe me ke I ka, pa harruar tenderat ne takimet e tij per vendosjen e Drejtoreve ne polici dikur Apo per deputet tani. Qe katunari dhe injoranti Cet duhet te futet ne burg megjithe Za-mutin kjo Nuk diskutohet Por harron se i morre Ca Lek te mira gjate zgjedhjeve qe te mos ua permendje emrin, Por ti po kerkon qe te vije Klodi te te takoje perseri , ti je me i poshter se nje hajdut,

  5. sa kollaj eshte te arrestohet Kastrati, mjafton te shihet ndertimi qe po ben tek sheratoni. Te pakten kulla e fundit qe ka filluar themelet eshte pa leje. Po nuk e arrestojne se pas tij duhet te shkoje edhe kush e lejon ta beje kete gje. Ne mes te tiranes kantier gjigand pa asnje leje te publikuar ne hyrje te kantjerit mjafton kaq te jesh ne kundershtim te plote me cdo ligj ne fuqi, Eshte dogmatike sigurisht

  6. Cet Kastrati do kete fatin e Mirit te Xhikes nje dite. Ja bene atentatin per kullat ke Liqeni dhe shpetoi mire pasi u kurua ne Vjene. Basha i permend me sforco keto emra pasi ka bere marreveshje me pare me Ramen. Nuk je i besueshem shoku Nul Pengu dhe sikur pa breke te dalesh qe te na bindesh. Koha jota ka perenduar. Ti pa qene ne pushtet dhe pa mbeshtetje nuk jep doreheqjen imagjino te jesh Kryeminister. Ti je i vetmi rast unikal ne bote qe pasurohesh duke qendruar ne opozite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu