• |
ide | kryesore

Do të përdorej për trafikim, sekuestrohet gomonia e fshehur në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një gomone me gjatësi 11 metra që dyshohet se përdorej për trafikim është gjetur e fshehur ditën e sotme në Vlorë. Në praga ka rënë pronari i saj 52-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën pranë “Pylli të Sodës” është gjetur dhe sekuestruar mjeti lundrues pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij.

Gjithashtu pronari sipas policisë ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë 52 vjeçarit  për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Arrestohesh per tentative arratisje brenda shtepise
    Ça je ne keto karlliqe ? Pse nuk i gjurmoni dhe ti kapni me presh ne duar por beni lojra te tilla si : mendojse apo gjykoj se?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *