• |
ide | kryesore

“E vrau se mori telefonin e të fejuarit në dorë”: në ditën e vrasjes së Tirop, humb jetën edhe maratonistja Muthoni

-Instant, Sport



Në të njëjtën ditë të vrasjes së një nga atleteve më të mira të Kenias, Agnes Tirop, një tjetër sportiste u gjet e vdekur në vendin afrikan, pikërisht në qarkun e Kirinyagas. Policia e Kerugoyas arrestoi një të ri me akuzën e vrasjes së të dashurës së tij, Edith Muthoni, 27 vjeçare, të martën në mbrëmje. Kennedy Nyamu u akuzua për vrasjen e vajzës se e ka goditur në kokë pas një mosmarrëveshjeje në familje.

Sipas motrës së Muthonit, Jane Nyawira King’uru, Edith u sulmua pasi mori telefonin e të dashurit të saj. “Ajo dhe i dashuri i saj ishin bashkë prej tre vjetësh. Të dy u grindën për telefonin e Nyamut natën e vrasjes,” theksoi Nyawira. Muthoni ishte e famshme për të kohët e mira të arritura në maratonat lokale. Ajo gjithashtu kishte punuar edhe si skaute e komunitetit për Shërbimin e Kafshëve të Egra të Kenias (KWS) në qarkun Embu. Maratonistja u dërgua me shpejtësi në spital, por humbi jetën pak caste më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *