• |
ide | kryesore

FOTO/ Si ka luajtur në fushë me këtë fizik? Nasri shfaqet frikshëm mbipeshë një muaj nga tërheqja

-Instant, Sport

Një ish-futbollist mund të përfundojë të jetë edhe mbi peshë, rastet për të patur një ide janë të shumta e më i famshmi është ai i Fenomenit Ronaldo, por nëse bëhet fjalë për një lojtar që është tërhequr zyrtarisht nga futbolli kompetitiv vetëm një muaj më parë, atëherë është e kuptueshme përse fotot e tij u bënë menjëherë virale.



Samir Nasri më 26 shtator njoftoi lamtumirën e tij për futbollin, por kishte qenë pa një ekip prej pothuaj një viti, pas përvojës së tij te Anderlecht. Sidoqoftë, forma fizike e 34-vjeçarit i habiti të gjithë në mediat sociale kur ai u shfaq mbipeshë, në mënyrë të frikshme madje, në “Match des Heros” (ndeshje bamirësie me ish-kampionët e Olympique Marseille).

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu