• |
ide | kryesore

Jeta e Britney Spears së shpejti në një libër të shkruar nga vetë ajo

-Instant, Paparazzi, Slider



“Kam lajme të mrekullueshme. Po mendoj që të shkruaj një libër vitin e ardhshëm, por kam dilema lidhur me titullin, kështu që fansat e mi ndoshta mund të më ndihmojnë”, me këto fjalë Britney Spears ka zbuluar se do të sjellë një libër të ri në vitin 2022.

Ky njoftim vjen disa ditë pasi 39-vjeçarja fitoi lirinë nga babai i saj, Jamie Spears, i cili hoqi dorë nga kujdestaria e së bijës pas plot 13 vitesh. Lajmin e ka konfirmuar më herët po ashtu edhe motra e saj, Jamie Lynn Spears, e cila u shpreh se 39-vjeçarja “kishte përfunduar së shkruari” kujtimet e saj.

Kujtojmë se 39-vjeçarja i është drejtuar dy herë gjykatës muajt e fundit, duke e përshkruar kujdestarinë si “abuzive” dhe duke kërkuar me forcë që babai i saj të hiqet nga roli i tij.

Karriera e saj ka qenë në duart e kujdestarit ligjor që nga shqetësimet publike mbi shëndetin e saj mendor në vitin 2008.

Marrëveshja e urdhëruar nga gjykata i dha babait të saj, Jamie Spears, kontroll mbi pasurinë e saj dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares.

Por më vonë Britney kërkoi ta hiqte babain nga ky rol, duke e akuzuar atë për “abuzim me kujdestarinë”. Jamie Spears ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë për keqbërje dhe ka shprehur shqetësim për shëndetin e vajzës.

Kujdestaria e Spears ndahet në dy pjesë – njëra është për pronat e saj dhe çështjet financiare, tjetra është për të si person.

Babai i saj dha dorëheqjen si kujdestar personal i vajzës së tij në vitin 2019 për shkak të çështjeve shëndetësore, por këngëtarja paraqiti një peticion në korrik për të hequr babanë e saj nga kontrolli i pasurisë. Ajo më vonë tha se nuk do të performonte përsëri derisa ai të ishte në atë rol dhe atij momenti i erdhi koha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *